Balla takim me delegacionin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë: Në fokus marrëdhëniet me dy vendeve dhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Balla takim me delegacionin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë: Në fokus marrëdhëniet me dy vendeve dhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Taulant Balla dhe Michael Reiffenstuel

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla priti sot delegacionin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë të kryesuar nga Michael Reiffenstuel, ku diskutoi mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe progresin e reformave të ndërmarra.

Në takim u riafirmua angazhimi për të forcuar partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Ministri Balla vlerësoi angazhimin e Gjermanisë, duke përmendur rolin kyç të saj si një ndër mbështetësit më të fuqishëm të zgjerimit të BE-së. Ai gjithashtu theksoi mirënjohjen për Bundestagun dhe qeverinë gjermane për përkrahjen e fortë ndaj reformës në drejtësi dhe procesit të integrimit.

"Një tjetër dimension i rëndësishëm i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë është bashkëpunimi i frytshëm mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Bundestagut Gjerman. Në vitet e fundit, ka pasur një shkëmbim intensiv vizitash dhe përvojash. Bashkëpunimi i ngushtë mes dy parlamenteve ka ndihmuar gjithashtu në forcimin e demokracisë parlamentare në Shqipëri dhe në ndarjen e praktikave më të mira për legjislacionin dhe mbikëqyrjen parlamentare," tha Balla.

Duke u ndalur në çështjet rajonale, delegacioni gjerman rikonfirmoi mbështetjen për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mbappe-Bellingham, Real Madrid përmbys Leganesin në derbin e vogël dhe ndjek Barçën

VIDEO/ Mbappe-Bellingham, Real Madrid përmbys Leganesin në derbin e vogël dhe ndjek Barçën