Balla takim me strukturat e Policisë në Kukës: Ka drejtorë e shefa komisariatesh me kontakte të papërshtatshme që i përcjellin kriminelëve informacione sensitive

Balla takim me strukturat e Policisë në Kukës: Ka drejtorë e shefa komisariatesh me kontakte të papërshtatshme që i përcjellin kriminelëve informacione sensitive

Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë së Kukësit, ku prezantoi dhe drejtorin e ri Artan Bajraktari. Balla ka thënë se ka drejtorë e shefa komisariatesh që kanë kontakte të papërshtatshme nëpër lokale, ku deri edhe u përcillen kriminelëve informacione sensitive të punës dhe të aksioneve policore.

“Në Kodin Etik thuhet që thotë se drejtuesit e Policisë së Shtetit nuk mund të ulen nëpër kafe e restorante as gjatë pune, as pas pune, përveçse për arsye familjare apo arsye të tjera për të cilat kanë vënë më parë në dijeni eprorët. Por jo vetëm kështu nuk ndodh, por ndodh fatkeqësisht që edhe që drejtorë e shefa komisariatesh, të kenë kontakte të papërshtatshme nëpër lokale, ku deri edhe u përcillen kriminelëve informacione sensitive të punës dhe të aksioneve policore. Natyrisht edhe në rrugë të tjera, po kjo rrugë që po them është përveçse po aq skandaloze sa të tjerat, edhe një karshëllëk poshtërues për gjakun e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit dhe për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë, përveçse është edhe shembulli më i keq dhe më demotivues për punonjësit e Policisë së Shtetit në vartësinë e drejtorëve e shefave të këtij profili kaq të ulët moral”, tha Balla.

Më tej, ministri Balla u kërkoi strukturave policore të mirë-menaxhojnë dhe tregojnë kujdes të shtuar për flukset e lëvizjeve të pushuesve që hyjnë apo dalin nga pikat e kalimit kufitar me Kosovën.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polo: 25/07/2023 06:46

    Bravo minibashkia nr. 9!!

    Përgjigju
  • Shpëto vendin,jepi vlera!: 24/07/2023 22:21

    Drejtorat,si ato në strukturat e ministrisë dhe në qarqe duhen shkarkuar dhe të zëvendsohen me oficer të përgatitur dhe dinjitoz (mendoj se gjenden,pavarësisht se mund të kenë mospërputhje me gradat që mbajnë,kjo për arsye të këtyre drejtorave “të përjetshëm”,që i kanë lënë në ate gjendje)! Shpreh mendimin e shumë njerëzve që janl dakort me këte kërkesë,prandaj,nëse e ke zeriozisht shpëtoje dhe jepi vlera Ministrisë Brëndëshme! Populli nuk ta harron,përkundrazi,iu vlerëson me fjalë e votë! Ke rast të tregosh shumë vlera!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë