Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në turin e takimeve në Drejtoritë Vendore të Policisë, ndalesën e radhës e kishte me drejtuesit e Policisë së kryeqytetit.
Ai kërkoi nga strukturat e Tiranës, që mbajnë një peshë specifike në volumin e punës së Policisë së Shtetit, të shtojnë përpjekjet për më shumë rezultate e siguri të shtuar.
Në këto muaj vere, kur ka një numër të lartë vizitorësh e turistësh të huaj, policia e rendit dhe ajo rrugore, duhet të jenë më prezent në territor për të ndihmuar dhe parandaluar çdo incident.
Më tej, Balla u shpreh se revolucioni Digjital në Policinë e Shtetit duhet të çohet përpara me një ritëm dhe efikasitet shumë më të lartë. Policimi në Komunitet, sipas tij, duhet të ngrihet në një nivel krejtësisht të ri, me fokus shqetësimin qytetar, të cilat janë jo vetëm arsyeja pse ekziston Policia e Shtetit, por janë edhe partnerët e pazëvendësueshëm.
“Revolucioni Digjital në Policinë e Shtetit do të duhet të çohet përpara me një ritëm dhe efikasitet shumë më të lartë se deri tani dhe Komisariati Digjital do të marrë një peshë dhe rëndësi të dorës së parë. Ai aplikacion duhet të jetë porta ku çdo qytetar jo vetëm mund të hyjë nga çdo smartfon apo kompjuter, por edhe të marrë përgjigje të shpejtë, jo vetëm me fjalë në të gjitha rastet, por edhe me vepra në çdo rast që ankesa është e drejtë”, thekoi Balla.
Ministri tërhoqi vëmendjen e Policisë për të bërë më shumë dhe rritur gamën e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve online.
“Në kohën kur qeveria po punon për të futur inteligjencën artificiale në platformën e-albania, në procesin e Integrimit Europian, në procesin e tenderimeve publike dhe të tjerë sektorë dhe kur dikastere të ndryshme kanë bërë kapërcime të mëdha në rrugën e Revolucionit Digjital, Policia e Shtetit nga një pararojë e digjitalizimit sot ka mbetur pas”, nënvizoi Balla.
M.T/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.6%
-
Të gabuar
14.3%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 7092
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron, një grusht militantësh te rruga e ‘Elbasanit’ bllokojnë makinat në trafik (VIDEO)
23 Dhjetor, 18:37
-
Një grusht militantësh bllokojnë 3 orë 5 kryqëzimet e Tiranës, përplasen me policinë! Noka grusht në fytyrë efektivit! Berisha: Qeveri teknike
23 Dhjetor, 17:11
-
Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këto rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe
23 Dhjetor, 14:46
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor, 13:55
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07
-
Më 24 dhjetor në Tiranë mbrëmje festive për Krishtlindje! Muzikë festive, koncert në 19:00 në sheshin “Skënderbej”
23 Dhjetor, 12:47
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor, 12:27
-
Arta Dade në Festivalin e Këngës, u jep forcë vajzave dhe grave: Asnjëherë nuk është vonë për të qenë të suksesshme
23 Dhjetor, 09:07
-
VIDEO/ Skenë e shëmtuar në Tiranë, boksieri serb del në ring me këngën anti-shqiptare! Koçi e hedh 'K.O.'
23 Dhjetor, 08:44
-
Makthi i trafikut, policia nga e hëna me plan operacional! Shërbimet 12 orë në ditë, rrugët me dyndje në monitorim
22 Dhjetor, 15:19
-
Tiranë/ Eksploziv banesës në katin e 9-të të një pallati, frekuentohej nga Bernard Sinomati, vëllai i 'Buzëderrit' të Vlorës! Policia gjeti sende personale dhe dokumente
22 Dhjetor, 12:33
-
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, apeli i kryebashkiakut Veliaj: Konsumoni produktet lokale për të ndihmuar familjet e zonës
22 Dhjetor, 12:12
Met Rrumbullakun kur do e hiqni zoti minister? Hapi i pare eshte largimi i tij dhe hapi i dyte largimi i Ardi Veliut. Dy felliqesirat e vendit qe ligesine e transmetojne dhe nepermjet fytyres. Aq te dukshem jane qe jane te ligj te dy . Mendoj qe duhen vene te rinj ne ato poste se keto kane nga 100 vjet na lodhen dhe syrin. Ka breza te rinj sa te duash e profesionist qe mund ti zevendesosh
Përgjigju