Balla takon emigrantët në Itali: Do ju garantojmë të drejtën e votës, pavarësisht hezitimit të PD

Balla takon emigrantët në Itali: Do ju garantojmë të drejtën e votës, pavarësisht hezitimit të PD

Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim në Romë, me shqiptarë që jetojnë e punojnë në zona të ndryshme të Italisë.

Kontributet e emigrantëve janë të pazëvendësueshme për sa i përket zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe fakti se sot, përafërsisht një në tre-katër shqiptarë jeton jashtë, na detyron të jemi fuqimisht të angazhuar për t’i kushtuar vëmendjen e duhur komuniteteve shqiptare kudo ku janë për të patur ndikim në jetën politike të Shqipërisë sonë.

E vërteta është se vetëm pas vitit 2013 filloi interesimi i Qeverisë shqiptare për qytetarët që jetojnë jashtë, duke synuar përmirësimin rrënjësor të shërbimit konsullor, hartimin e politikave dhe bashkëpunimin me qeveritë e vendeve ku jetoni në lidhje me arsimin, kulturën, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, njohjen e lejeve të drejtimit të automjeteve, etj. Më në fund pas 25 viteve, kemi një Ministër në Qeveri të dedikuar për çështjen e Diasporës dhe vetëm në 7 muaj kemi miratuar ligjin “Për diasporën", kemi krijuar Agjencinë, por edhe pak ditë më parë Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.

Ne, Partia Socialiste, jemi të vendosur, pavarësisht hezitimit të partisë kryesore në opozitë, për t’ju garantuar një ndër të drejtat tuaja themelore, atë të votimit dhe vendim-marrjes në politikat e vendit.

Natyrisht që garantimi i së drejtës së votës për ju shqiptarët që jetoni jashtë Shqipërisë paraqet një sërë vështirësish dhe sfidash, por që nuk janë kurrsesi të pakapërcyeshme dhe që zbehen përballë argumenteve në favor të garantimit të votës tuaj.

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla

Në këtë takim Kryetari i Grupit Socialist, shoqërohej nga deputeti Jurgis Çyrbja, Sekretari i PS-së për Diasporën Stefan Çipa, si dhe drejtues të PS-së në Itali.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Respekt per Fan Nolin qe vdiq larg Atdheut.: 11/06/2018 14:16

    Nuk munden te blejne vota ne Shqiperi se ka vajtur pazari i votave shume shtrenjte.Po mundohen ti marrin pa thase mielli nga diaspora ose me embel emigrantet qe ato vete me politikat e tyre na shporren nga atdheu.Dhe perseri emigrantet genjehen.Dhe po te genjeje Taulanti atehere me plot goje jemi popull injorant.

    Përgjigju
  • Rimini.: 10/06/2018 20:14

    Dyndje KOMUNISTESH me ITALI .U PREMTOJNE BIZNESMENEVE REFUGJATE DEPUTETLLEKUN TENDERA DHE BASHKEPUNIM NE SHITJEN E TROJEVE TE EMBLA NE BREGDET .Ky eshte TAULANTI QE KERON NJE MOTER K0MUNISTE .KU ESHTE PANDI ORE KALLA ?? APO TY TI BESON LEKET TANI RAMA ?? BOLL IA LATE CAMEVE SE DO TJU NXJERRIN ME Br... TE SHKURTERA .

    Përgjigju
  • Emigrant: 10/06/2018 16:08

    Ku eshte Pandeli Majko si minister I diasporen Ky Balla Duket se ja ka me HILE emigranteve THJESHTE PER TI GENJYER DHE TI RREMBEJE VOTEN EMIGRANTEVE

    Përgjigju
  • Emigrant usa: 10/06/2018 14:37

    DUKET SI FOTO E SAJUAR PA AUDENCE JAM I SIGURTE QE EMIGRANTET SI NE ITALI ASHTU DHE NE USA NUK DUAN TI DEGJOJNE ZERIN BALLES DHE JO ME TEPER TI JAPE LEKSIONE PER DIASPOREN ME STRATEGJI ELECTION NE FAVOR TE PS SOT PARTI RADIKALE TA PROVOJE BALLA TE VIJE NE USA TAKIM ME EMIGRANTET VETEM VEZE TE PRISHURA NE KOKE DO TI DHUROJME

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja