Balla takon ministrin Altmaier: Investimet gjermane në Shqipëri 1 mld euro

Balla takon ministrin Altmaier: Investimet gjermane në Shqipëri 1 mld euro

Gjatë qëndrimit në Berlin, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me Ministrin e Ekonomisë dhe Energjisë së Gjermanisë, Peter Altmaier. Bashkëpunimi ekonomik dhe rritja e prezencës së kompanive gjermane në sektorë strategjikë në Shqipëri ishte tema e bisedës që Balla pati me Peter Altmaier.

Balla i shprehu Altmaier mirënjohjen e tij për ndihmën e pakursyer që Gjermania i jep Shqipërisë e cila është një nga donatorët më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm në vend.

Shqipëria i është mirënjohëse Gjermanisë për ndihmën e pakursyer. Kontributet gjermane në Shqipëri arrijnë në një total prej më shumë se 1 miliard euro. Vetëm për vitet 2017 dhe 2018 Gjermania ka vënë në dispozicion 85 milionë euro. Gjermania është në këtë mënyrë një nga donatorët më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm për Shqipërinë”, u shpreh Balla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë