Balla: Topalli emëron kushërirën
në kabinetin e saj në Kuvend

Balla: Topalli emëron kushërirën<br />në kabinetin e saj në Kuvend
TIRANË – Partia Socialiste akuzoi sot kryetaren e Kuvendit Jofezina Topalli se po abuzon me postin duke emëruar në pocizione shtetërore të afërmit e saj. Deputeti socialist Taulant Balla, në rrjetin social Facebook publikoi lajmin se sipas tij, dje Topalli ka emëruar në kabinetin e saj, nusen e kshëririt të saj.
“Xhozefina shkarkoi pa asnjë shkak Drejtorin e Marrëdhenieve me Jashtë të Kuvendit zotin Dritan Selo, duke emëruar Irma Kocobashin, e cila rastësisht qëllon të jetë nusja e djalit të dajës së Kryetares. Pas dhëndrit në ambasadën tonë në Paris dhe vëllait në konsullatën tonë në Milano, ky është rasti i radhës i emërimit nepotik të zonjës Kryetare”, deklaron Balla në profilin e tij.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane