Balla:Turp për ata që kërcënojnë
për ndihmën ekonomike

Balla:Turp për ata që kërcënojnë<br />për ndihmën ekonomike
Kryesuesi i listës së PS në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 25 Qershorit, Taulant Balla zhvilloi një takim elektoral në Katjel të Prrenjasit.

Në bashkëbisedimin që pati me banorët e Katjelit, Balla i njohu ato me reformat e qeverisë Rama si dhe  projektet për 4 vitete e ardhshme të qeverisjes.

Dukë folur për sfidën e punësimit, balla u shpreh: “Nuk bëmë dot sa duhet për punësimin, por duhet ta dini se nuk vijnë firmat e huaja të investojnë me atë sistem drejtësie që kishim. Doni tju them unë emra banorësh të Katielit që kanë ardhur tek unë për histori çështjesh në drejtësi, pafund”, tha Balla.

Duke folur për rëndësinë që kanë zgjedhjet e 25 Qershorit për të ardhmen e Shqipërisë, Balla tha: “Biseda që bëhet në këto zgjedhje nuk është biseda që bëhet për ujin  e pijshëm, për kanalin vaditës, për rrugën, për rrugën e arës, por bëhet pikë së pari për gjënë më të rëndësishme, që do të rregullojë Shqipërinë për 20 vitet e ardhshme, është reforma në drejtësi. Turp për këdo që shkon nëpër shtëp dhe kërcënon për ndihmën ekonomike, realisht ndihmën ekonomike ta jep qeveria dhe angazhimi im është, që e rritëm tre  herë në këto 44 muaj ta rrisim edhe dy herë të tjera”, theksoi Balla.

Në përfundim të fajës së tij, balla u shpreh. “Në fund të këtij mandati unë kam një kërkesë për të gjithë ju. Ju lutem me ato partitë e vogla mos e investoni votën kot, është  si me i fut lekët tek Sudja e tek Vefa, nuk keni për t’i marë mbrapsh. Ata kanë ardhur për vete, le t’i japim mundësinë Edi Ramës që kësaj radhe timonin ta ketë vetëm. Nuk ka më nevojë me e nda me ata”, përfundoi Balla.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve