
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 245 vjetorit të pvarësisë.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se në këtë ditë të shënuar për kombin mik amerikan, kujtojmë Ditën e Pavarësisë dhe heronjtë që e mundësuan atë.
"Gezuar 4 korrikun Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Në këtë ditë të shënuar për kombin mik amerikan, kujtojmë Ditën e Pavarësisë dhe heronjtë që e mundësuan atë", shkruan Balla.
Lajmi kryesor:
SHBA feston 245 vjetorin e Pavarësisë! Yuri Kim: E kapëm me krenari dorën e Shqipërisë dhe s’e lëshuam kurrë, të çojmë përpara demokracinë! Uron Rama, Meta e Basha









