Kështu ka deklaruar në emisionin "45 minuta" të Denis Mingës në Report Tv, nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. Teksa e quajti rast të paprecedentë deklaratën e bujshme të Berishës, Balla tha se ndoshta ka ardhur momenti që rregullorja e Kuvendit të ndryshojë.
Balla insistoi që në këtë rast kemi të bëjmë jo vetëm me shkelje të rregullores së Kuvendit por edhe me vepër penale.
"Unë mund të quhem deputet i vjetër dhe e njoh mirë rregulloren. Ky është ndëshkimi më i ashpër disiplinor. Ndoshta është koha për të pasur ndëshkime më të rrepta. Por prej momentit të parë kam deklaruar se kjo nuk i përket vetëm kuvendit por prokurorisë e cila duhet të lëviz se këtu kemi shkelje të kodit penal. Neni 222 flet për thirrje për armatosje. Neni 223 flet për thirrjet për dhunë. Nuk thotë as Kushtetua dhe as Kodi Penal, për më pak rregullorja e kuvendit që deputeti nuk mban përgjegjësi kur bën thirrje apo vepron në kundërshtim me Kodin Penal, të mos ndëshkohet se e ka kryer në veprimtarinë e tij parlamentare," tha Balla duke shtuar se veprimi i Berishës mund të justifikohej vetëm me një raport psiqik.
Balla po ashtu e quajti akt të turpshëm vendimin e Gjykatës së Apelit për pafajësinë e kreut të Bashkisë se Kamzës, Xhelal Mziu, duke shtuar se nuk pritej drejtësi nga gruaja e Azem Hajdarit.
"A ka shqiptarë që mund ta besojë pavarësisht se gruaja e Azem Hajdarit mund të jepte vendim defavorizues për liderin e ri në ngritje të Shqupit. Ka njeri që e dyshon këtë? Është një këmbanë alarmi që bie në dyert e gjykatave për nevojën e tmerrshme që ka sistemi për t'u reformuar," shtoi Balla.
Sipas tij, do të ishte e pafalshme nëse prokuroria nuk do ta apelojë vendimin e Gjykatës së Apelit në Gjykatë të lartë.
"Është rasti t'i kujtoj prokurorisë që do ishte e pafalshme nëse nuk e apelon vendimin për Mziun në Gjykatën e Lartë. Meqënëse gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë një vendim për fajësi, Apeli për pafajësi le ta gjykojë Gjykata e Lartë, shpresoj të jetë bërë deri atë herë dhe reforma," deklaroi ai.
Sa i përket reformës në drejtësi Balla tha se ajo do të bëhet me çdo çmim. Balla i eshte pergjigjur edhe akuzave te presidentit Nishani per lidhje te disa oficereve te policise me krimin duke theksuar se Nishani eshte i pabesueshem..
(Deputeti Taulant Balla në "45 minuta", fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)
Intervista e plotë e zbardhur nga gazetarët e Shqiptarja.com
Pse u dënua 10 ditë Berisha sot nga Byroja. Mbi ç’bazë u vendos ai? Ishte ky një dënim maksimal?
140 deputetët trajtohen njëlloj. Hapi i radhës duhet të jetë që edhe Berisha të respektojë kohën që ka në dispozicion. Akti i djeshëm është i paprecedentë, pasi nuk bëhet fjalë për shkelje të rregullores së Kuvendit, por në këto 25 vjet në foltoren e kuvendit, kur e ka bërë këtë, kur kontrollonte kuvendin ka qenë e pamundur që institucionet të funksionojnë. Rregullorja vendimin më maksimal këtë kishte.
Patosi është shprehur se socialistët nuk e kanë seriozisht. Ky ishte maksimumi i një dënimi disiplinor?
Unë mund të quhem deputet i vjetër dhe e njoh mirë rregulloren. Ky është ndëshkimi më i ashpër disiplinor. Ndoshta është koha për të pasur ndëshkime më të rrepta. Por prej momentit të parë kam deklaruar se kjo nuk i përket vetëm kuvendit por prokurorisë e cila duhet të lëviz se këtu kemi shkelje të kodit penal. Neni 222 flet për thirrje për armatosje. Neni 223 flet për thirrjet për dhunë.
Këto deklarata nga një parlamentar në kuvend ku është imun...
Nuk thotë as Kushtetua dhe as Kodi Penal, për më pak rregullorja e kuvendit që deputeti nuk mban përgjegjësi kur bën thirrje apo vepron në kundërshtim me Kodin Penal, të mos ndëshkohet se e ka kryer në veprimtarinë e tij parlamentare. Ky është një interpretim nga ana ime. Kjo është çështje që duhet të hetohet. Unë e ndoqa dje që pati një përpjekje për të sqaruar pati një hutim të partisë së tij por në kushtet e bindjes së pakushtëzuar nga ai që quhet kryetar de jure dhe në pamundësi për ta kundërshtuar apo distancuar PD filluan një beteje me mullinjtë e erës. Kjo është çështje që e vlerësojnë qytetarët shqiptarë. Kjo është përpjeke me dy qëllime. krijimi i një klime anti reformës në drejtësi. Qoftë tek çështja e ashtuquajtur këndi i lojërave. pak muaj më parë tek kërkesa për mosbindje civile. Dje bëri thirrje për pajisje me armë. Ky është një veprim në bashkëpunim me gjyqtarë të korruptuar e politikanë që duna të krijojnë një grupim njerëzish që reforma do ti ndëshkojë dhe duan ta bllokojnë. më e keqja është imazhi negativ i Shqipërisë. përpjekja e vazhdueshme e Berishës për ta dëmtuar. Dje e kam lexuar unë gabim, por si ka mundësi që të gjitha mediat botërore e paskan lexuar gabim deklaratën se ky paska dashur të thotë gjë tjetër. Dhe të gjitha thonin se sipas legjislacionit, Berisha rrezikon 10 vite burg. Ajo që është e dëmshme është që një investititor që do të vijë në Shqipëri kur sheh që ish kryeministri i partisë opozitare më të madhe edhe për ca kohe se një zot e di ku do përfundojë, bën këtë deklaratë pse duhet të vijë ai. bën thirrje në një vend, ndaj një populli që për shkak të armëve pa leje apo dhe me leje.. Ky në 97 pajisi gjithë PD me armë dhe për shkak të idiotësive të tij mori në qafë një popull me 5 mijë të vrarë. Nuk ka as kushtetuta as rregullorja e kuvendit bllokim për të mos u hetuar për thirrjen.
Ka ndonjë indicie nga prokuroria?
Skam informacion sepse është i pavarur. Kujtoj që para dyjavësh është marrë masa disiplinore vërejtje për fryje.
Me çfarë motivacioni e keni dhënë këtë vendim?
Nëse Byroja do të respektojë strikt rregulloren ky nuk duhet të shkallë asnjë ditë në foltore. Pas çdo fjale të tij ke fyerje. këtë radhë ka bërë vepër penale. Mund të justifikohet me vërtetim psikik. ka ikur koha kur Byroja e Kuvendit kishte kompetenca të karakterit gjyqësor, vetëm të rregullore së kuvendit.
Si e keni shkruar ju në vendim?
Kuvendi në zbatim të nenit 65 të rregullores së Kuvendit duke cituar shprehjen e Berishës u shpreh që kjo shprehje bie në kundërshtim me rregulloren dha këtë vendim.
Kryetarin e parlamentit e shohim shumë të heshtur...
Kryetari i kuvendit ka pasur një axhendë shumë të ngjeshur me homologun, kreun e Bundestagut gjerman.
Një eksponent i LSI ka thënë ta marrim sportivitet...
Nëse këtë do ta kishte bërë Nard Ndoka do e kisha marrë me sportivitet, por jo deklarata e atij që realisht e drejton PD. Prandaj është shqetësuese. rregullorja e kuvendit është ligj dhe duhet respektuar nga të gjithë. Përderisa një institucion brenda kuvendit i ngarkua me ligj dha këtë vendim tregon që këtu ka fajësi pastaj nëse është vepër penale apo jo i takon vlerësimit paraprak të prokurorisë dhe gjyqësorit.
A e keni seriozisht kësaj radhe?
Është e fundit nga ato që duhet të hetohet. Berisha ka një mijë arsye për tu hetuar dhe arrestuar. unë po them të 1001. Meqenëse çështja e ditës është kjo.
Jeni në gjendje t'i përgjigjeni zotit Patozi?
Unë e mirëkuptoj se ai nuk ka faj që në partinë ku ai ka qenë nënkryetar nuk e kishin seriozisht. Ne çdo gjë e bëjmë seriozisht dhe ajo që për ne është shumë e rëndësishme është reforma në drejtësie cila duhet kryer me shpejtësi.
Rama tha se do ta votojmë reformën me siguri por nuk e di me çfarë çmimi. Çfarë nënkupton? Cili është çmimi?
PS reformën në drejtësi nuk e ka konsideruar sot apo dy vite e gjysmë përpara. ne kemi qenë të parët që në 2005 propozuam paketën për reformën në drejtësi. Në 2011 po ne bëmë propozimin për një reformim të sistemit të drejtësisë. Është pjesë e mandatit tonë, që buron në zgjedhjet e 2013 që ne duhet ta kryejmë me çdo çmim sepse qytetar na kanë besuar dhe vazhdojnë të na besojnë se ky është drejtimi i duhur. Vizita e fundit e Ramës në SHBA, takimi historik i një km brenda shtëpisë së bardhe me Obamën tregoi një vëmendje të shtuar të partnerëve për këtë reformë. Nuk ka të bëjë vetëm me programin politik të maxhorancës por me aspiratën për integrimin e Shqipërisë në BE. Jam shpresë plotë që maji.. unë shpresoj që grupi i PD do të dijë të jetë bashkëpunues për nevojën e zgjedhësve të tyre. nuk ka ndonjë dyshim në Shqipëri që Berisha nuk e do reformën. Bëni një sondazh, a mendoni se Berisha e do reformën? Po kaloi 1% do jetë e pazakontë.
Me reformën në drejtësi të gjitha çështjet si "Gërdeci, 21 janari, do rihapen?
drejtësia nuk vonon, por nuk harron. në një vend jo shumë larg Shqipërisë, po hetohen dosje të fillim viteve 90. Që do të thotë dosjet duhen hapur.
Reforma e garanton këtë hapje?
problemi që ka drejtësia nuk është koha kur është kryer vepra penale, por pamundësia e gjyqtarëve për të qenë të pavarur. Sot ke një lajm të turpshëm për Xhelal Mziun.
Pse e quani të turpshëm?
Unë bej pjesë tek ata që e kanë ndjekur me kujdes këtë çështje. në shkalën e parë prokuroria kërkoi 4 vjet dhe gjykata dha 2 vjet. kam vlerësuar që është një veprim i drejtë. në apel ndodhi një pazar alla shqiptar. u hodh shorti dhe u caktuan 3 gjyqtarë. U turrën xhelatët për të bërë pazar me secilin. Dy gjyqtarë me integritet nuk pranuan. U zëvendësuan dy gjyqtarët dhe tani ka shqiptarë që mund ta besojë pavarësisht se bashkëshortja e Azem Hajdarit mund të jepte vendim defavorizues për liderin e ri në ngritje të SHQUP-it. Ka njeri që e dyshon këtë? për të mos thënë një anëtare tjetër e asaj trupe që njihej për këto lloj vendimesh me karakter politik. Është një kambanë që bie në dyert e gjykatave për nevojën e tmerrshme që ka sistemi për tu reformuar. Shtyhej seanca se nuk ishte bërë pazari. Hyni në ueb e gjykatës së apelit, audio merrini dhe vërini ti dëgjojë publiku dhe të shikoni se si ka mundësi që fillon gjyqi me disa gjyqtarë dhe pas 6 muajsh ndryshon. Dekriminalizimi është me Sali Berishën. Xhelali është ushtar në garnizonin e SHQUP. ne duhet të kuptojmë që reforma në drejtësi e çliron. Termi i saktë do të ishte integriteti i të zgjedhurve. Ajo që duhet të vazhdojmë ne është se dekriminalizimi s’ka asnjë vlerë pas reformën në drejtësi. Kriminelët e vërtete janë ata me kravatë që kanë zhvatur institucione publike. Është rasti t’i kujtoj prokurorisë që do ishte e pafalshme ën se nuk e apelon vendimin për Mziun në Gjykatën e Lartë. Sepse kemi një rast tjetër para dy javësh. meqenëse gjykata e shkallës së parë ka dhënë një vendi për fajësi, apeli për pafajësi le ta gjykojë Gjykata e Lartë, shpresoj të jetë bërë deri atë herë dhe reforma.
Nga ju buron ky optimizëm për reformën?A keni një plan nëse PD vijon me këtë qëndrim?
Reforma në drejtësi do të bëhet me çdo çmim
Cili është çmimi?
Me çdo çmim, i përfshin të gjitha.
Klima politike u acarua pas akuzave të Berishës për Shullazin. A ka përgjegjësi kjo qeveri, që se ka ndaluar këtë individ. A keni përgjegjësi qoftë dhe morale?
T'ia lëmë gjykatës dhe prokurorisë të bëjë punën e vet për aq kohë sa ai është në një ndër burgjet e Tiranës. I vetmi i acaruar ishte Berisha i cili është si ai shpendi i zi që fluturon degë më degë. unë nuk kam asnjë lloj kompleksi të distancohem dhe të kërkoj ndëshkimin e çdo personi që kryen vepra penale. Bie ndesh me sjelljen e çdo politikani që hallet e veta do t’ia ngjisë të tjerëve. Nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e di që njeriu që ka më shumë lidhje me bandat është Berisha.
Po pse si keni arrestuar bandat e tij?
janë arrestuar elementë kriminale të lidhur me Berishën. Kjo është një çështje e rëndomtë ditore e punës së drejtësisë në një vend. Kemi një dallim thelbësor në sjelljen e institucioneve në 2016 në krahasim me 2011. Në të gdhirë të 22 janarit, pasi mbetën 4 të vrarë prokuroria fillon një hetim dhe pas konstatimeve paraprake arrin për përfundimin që në dobi të çështjes gjendeshin fajton komandanti i gardë dhe disa oficerë. Prokuroria lëshon një urdhër arresti. Policia nuk zbaton urdhrin e prokurorisë. Institucionet e policisë shtetit kanë bërë detyrën një më një. Dhe të mos kenë asnjë merak për përfshirjen e asnjë zyrtari në dëm të drejtësisë.
Ka qenë një deklaratë e Nishanit i cili është shprehur se SHISH i ka çuar ministrit informacion për polic të inkriminuar.
Po presidenti pse i ka mbajtur në zyrë ato? Ka njeri që e beson këtë? Nuk gjej një ditë një arsye që ta besoj. E dini që kjo deklarata i kalon kufijtë e shpërdorimit të detyrës nga vetë presidenti? Ai sillet në mënyrë partiake.
Balla do ketë pozicion në strukturat e reja të PS?
Unë jam shumë i vlerësuar nga PS për gjithë besimin si nënkryetar i grupit, deputet për 3 mandate. Është në vlerësimin e kompetencave që i jep statusi kryetarit për këto propozime. Unë nuk bëj pjesë në ato njerëz që për inat të karriges të filloj të bëjë llogari për Shqipërinë, për partinë. e dua shumë Shqipërinë, por e respektoj edhe PS për besimin. për një karrige të pa dhënë, kurrsesi do të kthehesha kundër PS. Nuk e kam ambicie, por nëse ma propozojnë nuk them jo.
Redaksia Online
(U.S/shqiptarja.com)