Balla: Vota e shqiptarëve aty ku
duhet, te Partia Socialiste

Balla: Vota e shqiptarëve aty ku<br />duhet, te Partia Socialiste
Kryesuesi i listës së PS në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 25 Qershorit Taulant Balla ka zgjedhur që ndalesën e radhës ta zhvillojë në lagjen “Qemal Stafa” në Elbasan.

Në bashkëbisedim me qytetarët e kësaj lagje Balla i njohu ata me reformat e qeverisë si dhe me projektet për 4 vitet e ardhëshme.

Njerëzit janë të gatshëm, atë që shikojnë se është më e shtrënjta në një sistem demokratik, vota, ta investojnë atje ku duhet. Atyre që kanë dyshim se ku duhet ta investojnë votën ju lutem mos e investoni as te Sudja as te Vebi Alimuça, por investojeni vetëm te Partia Socialiste e Shqipërisë.

Sudja dhe Vefa e dini kush është. Mos e investoni tek partitë e vogla sepse ato janë këtu për hallet e veta dhe jo për hallet e popullit. Unë dhe koleget e mi duam t’ju themi se ne në këtë lagje kemi plot projekte për të bërë. Ai që kemi bërë deri tani është vetëm fillimi. Nuk keni parë gjë akoma se çfarë punësh të mira mund të bëjmë së bashku ne të gjithë në Elbasan.


Kjo që shikoni  është fusha që dikur është quajtur fusha e plehrave ndërsa sot është një nga lulishtet më të bukura në Elbasan.

Ne e çliruam Elbasanin nga tymi i plehrave por për 4 vitet e ardhëshme ne do ta çlirojmë Elbasanin nga një problem tjetër i madh ai i papunësisë. Kjo lagje ka shumë djem dhe vajza të cilët mezi presin tu ofrohet mundësia për punësim.

Ndaj unë do tu lutesha të gjithëve që të mos u besoni atyre që në këtë histori kanë hyrë për të gënjyer, ne e kemi zgjedhjen tonë, ne duhet të votojmë PS dhe Edi Ramën. Dhe në 4 vjeçarin e ardhshëm në Elbasan përmes projekteve dhe nxitjes së punësimit, investimeve ne do të mundësojmë 20 mijë vende të reja pune. Askush prej të tjerëve nuk ka një projekt për Elbasanin. Sepse kush ka projekt për Elbasanin duhet të ketë edhe qeverinë edhe bashkinë në këtë rast PS i ka të dyja”.


Në përfundim të fjalës së tij Balla u shpreh i bindur se shqiptarët nuk do të gënjehen pasi kanë vendosur të bashkohen dhe t’u thonë jo njëherë e përgjithmonë historive të ndasive.
 


Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024