TIRANE - Nga salla e Kuvendit, deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla denoncoi kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu se nuk ka paguar energjinë elektrike me një detyrim të pashlyer ndaj OSHEE-së prej rreth 1 milionë e 140 mijë lekë.
Balla ironizoi kështu pjesëmarrjen e Mziut në protestën e së shtunës që opozita zhvilloi kundër qeverisë, ku një pjesë e kundërshtisë së saj i adresohet edhe aksionit të ndërprerjeve të lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.
“Ylli i protestës së Lulit dhe Saliut kryetari i Bashkisë Kamzë Xhelal Mziu nuk ka paguar energjinë elektrike as në shtëpi, as në Bashki. Të dhënat e debisë deri me datë 26.11.2014 për shtëpinë e Xhelal Mziut (përfshirë fatura) është 1139377 lekë. Vlera e debisë së Bashkisë Kamzë ndaj OSHEE deri më datë 26.11.2014 është 436523766 lekë. Ja pse proteston Luli dhe Saliu”, tha Balla.

Debia që Bashkia Kamzë i ka OSHEE-së, sipas deputetit socialist, kap shifrën e 436 milion lekëve.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO