Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas intervistës së Lulzim Bashës dhënë për "Zërin e Amerikës".
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Balla deklaron se "Zëri i Amerikës” e çmontoi publikisht, sipas tij gënjeshtarin Lulzim Basha për gënjeshtrat e lobingut me paratë ruse për PD dhe për shpifjet e kamufluara qëllimisht për eurot e kapura të miqve të vetë Lulit.
Sipas Ballës, Basha dha përgjigje të ndryshme për të njejtën pyetje.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Abraham Linkoln thoshte: “Askush nuk ka memorje të mjaftueshme për të qenë një gënjeshtar i suksesshëm”.
Sot “Zëri i Amerikës” e çmontoi publikisht gënjeshtarin Lulzim Basha për gënjeshtrat e lobingut me paratë ruse për PD dhe për shpifjet e kamufluara qëllimisht për eurot e kapura të miqve të vetë Lulit.
Përgjigje të ndryshme për të njejtën pyetje.
(Foto e postuar nga Taulant Balla)