Balliu i PD-së: Kryetari i bashkisë së Vlorës çoi familjen në Greqi se u kërcënua

Balliu i PD-së: Kryetari i bashkisë së Vlorës çoi familjen në Greqi se u kërcënua

Sot nga protesta e banorëve të Astirit, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu deklaroi se Shqipëria është e pasigurtë. Balliu ndër të tjera deklaroi se kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është marrë peng dhe për këtë arsye ai ka dërguan bashkëshorten dhe fëmijët në Greqi.

 "Koha e Edi Ramës ka marrë fund, dhe ju jap provën. Kur ka ndodhur që një kryeministër të rrijë dy vjet që nuk takon një homolog. Ti mbledhim të gjitha resurset, per të bashkuar në protesten me madhështore që ëështë organizuar ndonjëher me 13 prill.  Kushdo që e sheh sot Vlorën të kthyer në një qytet bandash. Ku kryetari i Bashkisë merret peng dhe policia nuk ndërmerr asnjë hap. Ka dy muaj kryetari i bashkisë që e ka çuar edhe gruan edhe fëmijët në Greqi sepse e morën peng dhe e kërcënuan. Por kur nuk është i sigurtë kryetari i Bashkisë Vlorës si mund të jenë të sigurtë qytetarët e thjeshtë. Nuk mund të jetë ansjë i sigurtë. Shqiptarët nuk janë të sigurtë prej Edi Ramës. Sepse është ky ai që i dha pushtet bandave.  Shqiptarët sot nuk janë të sigurtë. Sot banditët marrin tendera. 6 vite më para ata futeshin në burg. " ka deklaruar Balliu.

Kujtojmë se lajmin për marrjen peng të Lelit e deklaroi ish-deputeti i PD, Sali Berisha, por në një prononcim për mediat vetë Leli ka mohuar një gjë të tillë.

Leli në atë kohë ndër të tjera dha edhe një këshillë për ish-kryeministrin: "Unë jam në qytetin e Vlorës, mesa duket Saliu ka filluar të kujdeset edhe për mua, do i këshilloja që të merret me fëmijët e tij, mos të trembë fëmijët e mi. Unë jam shëndoshë e mirë dhe vijoj të punoj. Asnjëherë nuk ka ndodhur një ngjarje e tillë. Nuk arrijnë njerëz të tillë tek unë" tha ai.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 03/04/2019 23:19

    gomar I jati gomar me samar I biri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët