Balliu në Report Tv: Nuk ka kthim
mbrapa, të kënaqur nga protesta

Balliu në Report Tv: Nuk ka kthim<br />mbrapa, të kënaqur nga protesta<br>
I ftuar në studion e Report Tv deputeti i PD Klevis Balliu u shpreh në lidhje me protestën dhe procedimin ndaj deputetëve, "se kjo është e rëndë, por më e rëndë është arrestimi i qytetarëve".

“Policia nuk ka asnjë fakt për armë të ftohta dhe nuk ka asnjë arsye për të arrestuar qytetarët. Policia dhunoi pa arsye qytetarët, policia paguhet nga taksat e qytetarëve. Është turp që deputetja u dhunua, është turp dhunimi i qytetarëve. Mazhoranca nuk njeh as zgjedhje dhe as protesta dhe kjo është shkelje e kushtetutës, ndërsa PD kishte si qëllim të mbronte Kushtetutën dhe nuk ka kthim mbrapa”, u shpreh Balliu.

I pyetur për flakadanët deputeti i PD u shpreh se në parlament nuk ka maturi politike nga ana e maxhorancës. Balliu tha në Report Tv se ka denoncuar disa përfaqësues të policisë së shtetit për lidhje me krimin dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje nga strukturat përkatëse.

“Kryeministri mori rolin e kryetarit të Kuvendit, Berisha kishte marrë fjalën dhe ky i bëri shenjë kryegardistit që ta bllokonte. Ky ishte provokimi i pari dhe më i rëndë i maxhorancës, pasi nuk mund t’ja heqin fjalën Berishës”, tha Balliu.

“Nuk mund të presim gjithçka nga ambasadorët por duhet të bëjmë punën tonë duke denoncuar çdo shkelje dhe parregullsi. Për sa i përket takimit Basha-Lu, kjo tregon që ka dialog dhe këshillim me ndërkombëtarët, sidomos me SHBA dhe BE”, vijon deputeti i PD në Pogradec.

“Pjesëmarrja ishte e kënaqshme, patëm vetëm 24 orë kohë për organizimin dhe mbështetja është në rritje, fryma e njerëzve është në rritje kundra qeverisë”, u shpreh balliu. 

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike