TIRANE-Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu akuzon policinë e shtetit si politike. Në një denoncim për mediat, ai thotë se për arrestimin e tij te njëra nga protestat e Unaza e Re, prokuroria përfundoi hetimet dhe duhet të shkonte që të firmoste.

Por, Balliu akuzon se policia i ka shkuar në orën 7 të mëngjesit në shtëpi duke i kërkuar që të shkonte në rajonin e policisë.

Ish-deputeti jep sipas tij dy argumente pse sipas tij policia është politike, 'E para pse duhet të vijë përpara orës 8, pra që në 7 të mëngjesit dhe e dyta pse policia, procedurat po i ndjek prokuroria' theksoi ai.