Ballkani dhe fëmijët e tij në
filmin shqiptaro-britanik

Ballkani dhe fëmijët e tij në<br />filmin shqiptaro-britanik
Filmi i ri shqiptaro-britanik me regji të Fatmir Koçit “Elvis Walks Home” (në shqip “Elvis kthehet në shtëpi”) pasi përfundoi xhirimet një vit më parë po bëhet pjesë e prezantimit në festivale të rëndësishme ndërkombëtare.

Filmi sjell në vëmendje fatin e disa fëmijëve jetimë, të cilët nga luftërat ballkanike në vitin 1999 mbetën në rrugë. Një ditë, ata takohen me një imitues të Elvis Presley-t, i ardhur në Ballkan për të argëtuar trupat britanike.

Asnjë nuk e di origjinën e vërtetë të tij. Është një shqiptar që ka emigruar dikur në Londër, dhe përpiqet ta harrojë nga ka ardhur. Një pjesë e aktorëve janë fëmijë. 13-vjeçari Samuel Vargu interpreton Ukën.
 
“Roli im në film, ka qenë dikush që besonte, si fillim kur Dritani ishte vetëm unë edhe Viviani i besuam atij, të tjerët të gjithë donin ta vrisnin”, u shpreh Samueli.
 
Ndërsa Klaus Laçi tregon për historinë e transformimit të tij në një personazh me prirje kriminale.
 
“Roli ka qenë të mbledhë një grup fëmijësh dhe ngaqë është më i shkathët nga të tjerët, bëhet lider dhe atë e ka ndryshuar lufta të jetë i egër, se nuk mund të jesh ndryshe në kohë lufte. Ka qenë pak e vështirë të ndryshoja në karakter, por u mësova, sa më shumë kohë të investosh në një rol, aq më shumë arrin ta realizosh atë”, u shpreh Klaus Laçi.
 
Me 25 milionë lekë të financuara nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri dhe një pjesë nga programi i Mediave të Evropës Krijuese dhe Këshillit të Arteve të Uellsit, filmi në total ka kushtuar plot 420 mijë euro, pohon regjisori Fatmir Koci
 
 “Qendra e Filmit ka investuar 250 milion lekë të vjetra, pjesën më të madhe ata e kanë investuar në skenar dhe skenari për tu realizuar në Londër ka shkuar 42 mijë pound. Ata kanë paguar për muzikën dhe një pjesë të post produksionit. Në total filmi është 420 mijë euro”, u shpreh regjisori i filmit, Fatmir Koçi.
 
Pjesa më e madhe e skenarit mban emrin e autores angleze Jonathan Preece, por regjisori Fatmir Koci thotë se ka bërë ndërhyrje të thella në skenar.

Dritan Kastrati, i njohur për aktivitetin e tij artistik në teatrot e Londrës dhe produksionet televizive ka rolin kryesor në filmin “Elvis kthehet në shtëpi”.

Në këtë film rolet e tjera regjisori Koçi ia ka besuar aktorëve Amos Zaharia, Romir Zalla, Erand Hoxha, Sara Kapo, Vivian Biagioni-it, e të tjerë.

Regjisori Fatmir Koçi pohon më tej se “Ngjarjet zhvillohen në luftërat në Ballkan në 1999, por ky nuk do të jetë një film lufte. Është fati i disa fëmijëve, me një imitues të Elvis Presley-t që zbret në Ballkan për të argëtuar trupat britanike. Ai takohet me këta fëmijë, që kanë mbetur në rrugëve dhe kanë mbetur jetimë nga lufta”. Më tej Koçi shton se pjesa më e madhe e filmit që vjen me skenar të Jonatan Preece, luhet në anglisht, por ka dhe skena në këtë film që janë në gjuhën shqipe.

Historia e filmit

Elvis Walks Home u xhiruan në malet e Shqipërisë Qendrore dhe në Jug në një bazë të vjetër ushtarake. Filmi tregon historinë e Mickey, një shqiptar emigrant i paligjshëm, i cili ka jetuar në Londër dhe ka qenë për një farë kohe pjesë e skenave të imitimeve Elvis Presley-it.

Ai merret një punë nga trupat paqeruajtëse britanike në luftërat e Ballkanit 1999. Kur problemet pasojnë, Mickey (i veshur si Elvis Presley) ikën në drejtim të një zone lufte.

Ai është kapur nga një grup i fëmijëve refugjatë që e trajtojnë në mënyrë të pamëshirshme. Për të shpëtuar lëkurën e tij, ai qëndron me dhe u tregon atyre se ai është një mjek i Kombeve të Bashkuara.

Fëmijët i vënë një armë në kokën dhe i kërkojnë Mickey-it për t’i marrë edhe ata në kampin e refugjatëve të OKB-së. Kur ata arrijnë në kamp, gjendja është e rënduar mes të fraksioneve ndërluftuese.

Për të ndaluar luftimet Mickey vë kitarën e tij dhe këndon si Elvisi, pasi ai ecën në fushën e betejës. Betja vazhdon, por Mickey tani është vetë ai, jo Elvisi. Vendos të kthehet në shtëpi, por në fakt ai nuk ka shtëpi.

Mickey luhet nga aktori i Britanisë së Madhe Dritan Kastrati, i cili ka luajtur edhe në dy filmat e mëparshëm të Koçit, si “Amsterdam Express” dhe “Pit Stop Mafia”.

Vetë Kastrati është larguar ilegalisht nga deti dhe ka shkuar me një kamion në Britani të Madhe kur ishte 12 vjeç. Ndërsa rolet e fëmijëve refugjatë janë luajtur nga grupi i fëmijëve të talentuar nga Tirana si Klaus Laci, Samuel Vargu, Armin Vargu, Vivian Biaggione, Enea Shinjatari, Arber Sinanaj, Lionel Boci, Gledi Spahiu, Jona Anastasi, Naiel Hoxha, Nikolla Shosha, Mikel Jaku, Reis Cani, Laura Cani. Ndërsa rolet e tjera janë luajtur nga Romir Zalla, Amos Zaharia, Juli Emiri, Faton Gerbeshi, Arbies Komoni, Shkëlqim Bunjaku etj.

Redaksia Online
DH.H/ shqiptarja.com
 
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat