Ballkani i Hapur, Nesho: Vendi ynë nuk fiton asgjë prej tij, vonon perspektivën evropiane

Ballkani i Hapur, Nesho: Vendi ynë nuk fiton asgjë prej tij, vonon perspektivën evropiane

Agim Nesho

Zëvendës kryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho e sheh Ballkanin e Hapur si iniciativë që siguron pushtetin e autokratëve në Ballkan.

Sipas tij, ky projekt p funskionon dhe po mbahet i hapur nga këmbëngulja e kryeministrit Rama dhe Presidentit Vuçiç. Nesho shprehet se Ballkani i Hapur nuk sjell asnjë dobi përveçse vonon perspektivën evropiane të Shqipërisë.

“Bashkimi Europian tashmë e ka marrë vendimin gjeopolitik për Ballkanin Perëndimor që të jetë pjesë integrale e tij. Europa e Bashkuar nuk mund të rrezikonte që një rajon i rëndësishëm të bëhej pjesë e ambicieve dhe influencave të fuqive të tjera jo-europiane, të cilat duan të rrisin influencat e tyre dhe ta përdorin këtë rajon si një nyje ekonomike, një rajon ku mund të përcaktohen interesat dhe të zgjidhen dhe ofrohen kompromiset politike. Samiti BE-Ballkan Perëndimor në Tiranë ishte edhe akti që përcaktonte proceset integruese të Ballkanit Perëndimor drejt Europës. Ballkani i Hapur e mbaroi misionin e tij ose BE e kishte refuzuar si alternativë.

Partia e Lirisë mendon se lidhjet e protagonistëve të Ballkanit të Hapur duket se kanë qenë më të thella. Kryeministrja e Serbisë deklaroi se Serbia do të vazhdojë të punojë për projektin e Ballkanit të Hapur dhe realizimin e objektivave të tij. Dhe është e arsyeshme sepse Serbia kërkon dominimin e saj ballkanik ndaj vendeve të tjera, si dhe kushtet e saj për bashkëpunimin ballkanik ku del hapur anashkalimi i Kosovës (mos njohja e saj) si dhe rikthimi i hapësirave të vjetra jugosllave, tashmë plus Shqipërinë.

Shqipëria është vendi i dytë që vazhdon me retorikën që “Ballkani i Hapur ishte lokomotiva që realizoi Procesin e Berlinit dhe krijoi kushtet për bashkëpunim të rajonit”. Sipas logjikës së Tiranës zyrtare ishte presioni dhe arritjet e Ballkanit të Hapur që cuan BE drejt Procesit të Berlinit. Në fakt ky projekt që me këmbëngulje po mbahet i hapur nga Rama-Vucic është një alternativë jo-europiane që ju krijon komfort pushteti autokratëve të Ballkanit. Ajo është një inisiativë alternative që liderët autokratë të Ballkanit presin në qoftë se rendi botëror pëson ndryshime nga rrymat nacionaliste. Ajo është një alternativë që njeh interesat e Rusisë, Kinës, Turqisë njësoj me interesat e perëndimit. Mbajtja në këmbë e Ballkanit të Hapur nuk është vetëm një kokëfortësi për të justifikuar dështimin dhe qëndrimin kundër interesave kombëtare, duke dalë kundër Kosovës dhe ju bashkuar Serbisë. Këmbëngulja tregon se interesat e shumë vendeve dhe organizatave janë të lidhura me një projekt jo-europian për një zgjidhje të re gjeopolitike për Ballkanin Perëndimor.

Partia e Lirisë mendon se vendi ynë nuk fiton asgjë nga Ballkani i Hapur, por vonohet perspektiva europiane e Shqipërisë. Qeveria nuk mund të vazhdojë lojërat e saj pa princip për të devijuar të ardhmen perëndimore të Shqipërisë.”- thotë Nesho. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 08/01/2023 18:50

    Doli ky shurrani qe permirret ne breke. A pika mu ne spiune qe jeni.

    Përgjigju
  • Arbērori: 08/01/2023 16:21

    Klyshi i Enver kriminel Hoxhës djali Gaqo Neshos na është bër demokrati i Ilir Metaj spiunit të Enverit. E po kjo është kulmi kta klysha komoniste duan vot për të vazhduar vjedhjet me të dy duart. PTY RAC PISE E FLLIQUR.

    Përgjigju
    • O Arbnor?: 08/01/2023 18:51

      Ketyne duhet me u shkerdhy robt e pak e kane.

  • vildan: 08/01/2023 11:57

    Ja dhe muti i Gaqo Neshos, keta qelbesira duan te hane ne cdo kohe.

    Përgjigju
  • aleksadros: 08/01/2023 11:02

    politik e qelbur e Metes yy

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni