Ballkani i Kosovës është me një këmbë në grupet e Conference League për të dytin sezon me rradhë. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja ka fituar 4-1 me përmbysje ndeshjen e parë play-off kundër Bate Borisov, një kundërshtar që eliminoi Partizanin nga Champions League.
Sakaq skuadra tjetër shqiptare, Struga e Maqedonisë së Veriut, është mposhtur 0-1 nga Breidablik në ndeshjen e parë ‘play-off’ të Conference League. Për islandezët golin e vetëm të sfidës e realizoi Gunnlaugsson në minutën e 35. Si Struga ashtu edhe Ballkani ndeshjet e kthimit të fazës ‘play-off’ të Conference League do t’i zhvillojnë të enjten e ardhshme.
Keta te Bates ishin super amator vetem partaizani diletant nuk.mund te nxirrte rezultat ndaj ketyre...
Përgjigju