Ballkani në BE, Hahn: Vullnet dhe
reforma në vend të lojërave politike

Eurokomisioneri Johannes Hahn deklaroi se zgjerimi i BE është politika më e mirë e sigurisë, por vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të plotësojnë kushtet dhe jo të bëjnë lojëra politike.
 
Duhet të shohim vullnet politik në vend të lojërave politike dhe zbatim të vërtetë të reformave, jo në letër, por në terren, posaçërisht në sferat kyçe të qeverisjes së të drejtës, konkurrencës dhe lidhjes" deklaroi Hahn.
 
Komisioneri paralajmëroi se në qoftë se Bashkimi Evropian vendos në dyshim përkushtimin ndaj Ballkanit, dikush tjetër mund të angazhohet, duke iu referuar aktorëve të tretë.
 
Nëse tolerojmë në kujdesin ndaj Ballkanit, dikush tjetër mund të imponohet dhe ky dikushi tashmë është duke bërë përpjekje.
 
BE është opsioni më i mirë, por të gjithë duhet të jenë të gatshëm të luajnë
”, tha Hahn.
 
Hahn përsëriti gjithashtu se është jetike për të mbajtur një perspektivë të besueshme dhe të qëndrueshme të pranimit në BE të rajonit të Ballkanit për të ruajtur stabilitetin.
 
Ballkani këtë vit po përballet me disa kriza, duke nisur nga Maqedonia, Shqipëria, Bosnja, Kosova, por edhe Serbia.

Hahn
Faksimile e lajmit të Hahn

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave