Qyteti i Prizrenit ka qenë një nga pikat ku trafikantët shqiptare kanë realizuar blerjen e një sasie droge të llojit heroinë. Në dosje saktësohet se Jurgen Molla ka organizuar të paktën 3 raste të trafikun e drogës nga trafikantë turq.
Rasti i parë është në Prizren ku biznesmeni i ndërtimit, Arben Molla, kosovari, Arfi Çiço ndërmjetës, kanë rënë dakord me 2 trafikantë turq për blerjen e 15 kg heroinë që vinte nga Turqia.
Më 29 Qershor, Jurgen Molla përmes shtetasve Orest Myftaraj dhe Klodian Veizaj ka çuar në Prizren 230 mijë Euro për blerjen e drogës.
Pas kësaj trafikantët turq i kanë dhënë sasinë prej 15 kg heroinë, korrierit, Arben Prendi, i cili me mjetin e tij kamion do sillte lëndën narkotike ne Shqipëri.
Fati nuk ishte me trafikantët teksa më 29 qershor kamioni me drogë u kap në pikën kufitare të Morinit dhe u arrestua mirditori Arben Prendi. Bashkëpunëtorët e këtij të fundit fikën telefonat për ditë më radhë, ndërsa gjatë kësaj kohë telefonat e tyre kanë qenë nën përgjim, teksa rezulton se janë përpjekur për fshehjen e parave.
Sakaq pasi dështuan në rastin e parë trafikantët nuk hoqën dorë nga misioni i tyre, teksa destinacioni i radhës ishte qyteti i Selanikut.
Jurgen Molla dhe Anesti Koromonai porosin sërish 15 kg heroinë, e cila vjen me korrierë turq, por droga kapet nga policia Greke dhe oficerët e DEA në Selanik, si dhe arrestohen dy korrierët.
Pas dy dështimeve, Jurgen Molla, ka vendosur t'i rikthehet sërish qytetit të Prizrenit ku është bërë e mundur blerja e një sasie prej 500 gramë heroinë.
Sakaq këtë herë sasia e lëndës narkotike u bllokua nga policia në Tiranë, teksa në pranga përfunduan Anesti Koromani dhe Romeo Beqo.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com