TIRANE- Në një ballo bamirësie të mbajtur në Pallatin e Brigadave nga Presidenti Bujar Nishani, Kreu i Shtetit ka përcjellë mesazhin për më shumë solidaritet dhe ndihmë ndaj atyre që janë në nevojë, sidomos për fëmijët e sëmurë. Në këtë aktivitet morën pjesë ish-kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ish-guvernatori i BSH, Ardian Fullani, deputetë, drejtues mediesh e gazetarë. Presidenti Nishani tha se për një shoqëri nuk ka asgjë më rrënuese se braktisja e njerëzve në nevojë.
“Pasuria, fama, pushteti, nuk duhen konsideruar si brigjet e një ishulli që i ndan njerëzit nga ambienti duke krijuar modelin e dy republikave. Atë të një kaste dhe tjetrën të popullit, por si një mundësi fatlume për të qenë më të ndjeshëm, më solidar, më pranë njerëzve dhe halleve të tyre të përditshme e shumë më tepër pranë fëmijëve të sëmurë. Realizimi i solidaritetit human është sfida më e rëndësishme me të cilën një sistem shoqëror duhet të përballet. Nuk ka gjë më rrënuese për një shoqëri se sa braktisja e njerëzve në nevojë. Në mënyrë që askush të mos e ndjejë vetën përgjithmonë të braktisur, është e vetmja zgjidhje. Kjo zgjidhje nuk mund të realizohet thjesht dhe vetëm përmes ndjeshmërisë njerëzore subjektiviste, por vetëm duke ndërthurur iniciativat institucionale, ligje të mira dhe zbatimin korrekt të ligjeve”, tha Presidenti Nishani.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO