‘Ballo me maska’, 43 piktura të Ilir Balës ekspozohen në ‘Fab’, artisti: U inspirova nga njerëzit e zakonshëm

Si në tri aktet verdiane, por në një rrugëtim vizual, 43 piktura të Ilir Balës, tentojnë të shigjetojnë ‘metateatrin’ e sjelljes njerëzore në  “Ballo me maska”. Në sallat e galerisë “Fab” ai luan me frikën dhe moskonveniencën e shoqërisë, për të qenë vetvetja...

Në Shqipëri, siç thotë fenomeni i ka rrënjët e forta, prej “Njeriut të ri” në socializëm, kur shqiptarët të indoktrinuar vendosnin një maskë për të imituar mbinjeriun, dikë tjetër më të fortë, më të shëndetshëm, më  të lumtur...

Personazhet thotë se i gjen në përditshmëri, mes njerëzve të zakonshëm.

Diku e kanë inspiruar miqtë e tij, diku fenomenet si militantizmi, apo të tjera që lidhen edhe me transformimet urbane... Por, në këto tablo publiku mund të interpretojë edhe silueta të përveçme biblike. Të gjithë personazhet, janë nën një maskë, ku në nënshtresa, zbërthen edhe ndikimet e piktorëve të tjerë, qoftë edhe të vetë Pikasos.

Ekspozita e Balës, do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri në 18 janar.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë