Ballokume sipas tradites nga Desilda Kovaçi
Përbërësit:
- 7 vezë
- 500 gr gjalpë
- 800 gr – 1 kg sheqer i imët
- 1 kg miell misri
- 1 grusht miell gruri
- 1 filxhan i vogël finjë
Përgatitja:
Vendosni gjalpin në një enë të madhe dhe përziejeni mirë me pluhur sheqerin derisa të bëhet një krem i butë dhe i njëtrajtshëm. Shtoni vezët një nga një duke i përzier vazhdimisht që masa të bëhet e butë dhe kremoze. Shtoni filxhanin e vogël me finjë dhe përziejeni mirë. Fillimisht shtoni grushtin e miellit të grurit. Pastaj shtoni gradualisht miellin e misrit duke e përzier derisa të krijohet një brumë i butë që mund të formohet me dorë. Merrni copa brumi dhe formoni toptha të rrumbullakët me dorë. Vendosini në një tavë me letër pjekjeje. Ngrohni furrën në 170–180°C. Piqini për rreth 20–25 minuta derisa të marrin një ngjyrë të artë. Lërini të ftohen pak në tavë para se t’i hiqni, që të mos prishet forma.
Komente











