BALLSH – Kryeministri ka lënë Vlorën dhe i është drejtuar qytetit të Ballshit për të zhvilluar mitingun përmbyllës të fushatës elektorale. Më herët Kryeministri ishte në Vlorë, ku përuroi impiantin e pastrimit të ujërave të zeza të qytetit dhe e shpalli qytetin si ndër më të pastrit në rajon dhe në Europë.

Kryeministri shprehur kënaqësinë më të madhe që ditën e fundit të fitores takohet me qytetarët e Mallakastrës, që kanë besim në fitore.“Ju ftoj të bashkoheni me ne”, - u tha ai qytetarëve, - “me parti ose pa parti, që të bashkoheni me në rritjen e rrogave, pensioneve, dyfishimin e ndihmës ekonomike e hapjen e vendeve të punës. “Ne do të vazhdojmë të punojmë për integrimin. Më në fund ligjet u miratuan dhe ne do ta marrim statusin.”
 
Fjala e kryeministri në Ballsh u "mbyt" nga thirrjet e simpatizantëve, që brohoritnin thirrje të tilla si: "O Sali, o hero / Mallakastra ty të do!" ose "O Sali, o flori / Votat tona i ke ti". 
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)