Ballsh, ISHMP pezullon aktivitetin
e ARMO-s pas ndotjes së Gjanicës

Ballsh, ISHMP pezullon aktivitetin<br />e ARMO-s pas ndotjes së Gjanicës
BALLSH - Pak ditë nga evidentimi i ndonjes së lumit Gjanica, i cili u shndërrua i gjithi në ngjyrë bojëqielli të ndezur,  Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve ka pezulluar aktivitetet e  “ARMO-s”
 
Masa e marrë është vendosur pas inspektimit që një grup pune i ISHMP –së ka realizuar në datën 01 qershor 2015 me qëllim inspektimin ne aktivitetet e kompanisë “ Armo” sh.a.
 
Në përfundim të inspektimit janë vënë re shkelje në trajtimin përfundimtar të mbetjeve të dala nga procesi, shkarkimet e ujërave të ndotur dhe të patrajtuar si dhe shkarkimet në ajër.
 
Në bazë të vlerësimit të situatës reale nga inspektimi, kanë rezultuar problematika si: ndotja e burimeve ujore dhe e lumit Gjanica, ndotje e zonës bregdetare si rezultat i shkarkimit të ujërave të ndotur, probleme sociale dhe shëndetsore mbi banorët e zonave ku kalojnë këto burime ujore. Ndotja e ujërave të lumit Gjanica përbën rrezik direkt për prodhimet bujqësore, si pasojë e përdorimit të ujit për tokat bujqësore.
 
 
Me qëllim parandalimin e ndotjes tej normave të lejuara dhe ndotjes potenciale të mjedisit, ISHMP i ka vendosur disa kushte kompanisë  “ ARMO” për të rinisur nga puna.
 
Kryeinspektori Ergys Agasi thekson se: ”Heqja e masës së pezullimit të aktiviteteve të kompanisë ” ARMO” Sh.a  referuar pikës 1, do të bëhet pas vlerësimit të realizimit të masave dhe detyrave të lëna për zbatim. Asnjë subjekt nuk do të lejohet që të shfrytëzojë në mënyrë të papërgjegjshme burimet natyrore dhe të dëmtojë mjedisin shqiptar apo të vërë në rrezik jetën e qytetarëve”.
 
 
 
Masat dhe kushtet e vendosura nga ISHMP 
Pezullim të aktiviteteve të  K.P.TH.N BALLSH  dhe  U.P.N FIER  të kompanisë “ARMO” Sh.a,  referuar nenit 66 të ligjit nr. 10431, datë 9.06.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit të shkarkimit të ujërave të ndotur teknologjik të patrajtuar në mjedis. 
Referuar nenit 4 pika 3 të ligjit nr. 10448, datë 14.07.2011, “Për lejet e mjedisit”, të bëhet rishikimi i kushteve të lejeve mjedisore të K.P.TH.N BALLSH  dhe  U.P.N FIER dhe përshtatja e kushteve dhe kërkesave të tyre me legjislacionin e ri mjedisor. 
 
Aplikim për leje mjedisore për Gropën ekologjike të K.P.TH.N  BALLSH  dhe  U.P.N FIER. 

Paraqitja e planit të monitorimit dhe e të dhënave të vetmonitorimit si pjesë e lejes mjedisore, të cilat duhet të sigurojnë që monitorimi jep të dhëna të plota për shkarkimet dhe ndikimet në mjedis si dhe raportin e vetmonitorimit të 6 muajve të fundit për shkarkimet në ajër dhe të muajit të fundit për shkarkimet në ujë si  përcaktohet ne lejet mjedisore. 

Menaxhimi i mbetjeve të gjitha llojeve duhet të bëhet në përputhje me kuadrin e ri ligjor të mbetjeve. Për këtë Kompania duhet të  paraqesë një plan të menaxhimit të mbetjeve ku të përcaktohen të gjitha llojet e mbetjeve dhe cikli i trajtimit të tyre. 

Hartimi i ”Planit të përputhshmërisë” sipas përcaktimeve në Shtojcën 10 te ligjit nr. 10448, datë 14.07.2011, “Për lejet e mjedisit”, në të cilin Plani duhet të përfshijë dhe masat, afatet, si dhe investimet që duhet të kryhen nga ana e kompanisë për trajtimin e të gjitha mbetjeve që gjenerohen nga kompania dhe shkarkimeve. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë