BALLSH - Ka më shumë se pesë ditë që kontenierët e mbetjeve urbane në Ballsh janë të tejmbushura.

Ato janë në rrugët kryesore të qytetit, të cilat jo vetëm që janë të mbushura, por si rezultat i kësaj të fundit qytetarët detyrohen t’i hedhin mbetjet urbane jashtë kontinierëve, duke krijuar një ambjent jo të këndshëm.

Sipas banorëve, plehrat e mbetura për një kohë të gjatë nëpër kontenierë, janë kthyer edhe në burime të ndryshme infeksioni, sidomos tani, kur temperaturat janë të larta.
Prishja e makines qe mbledh mbetjet urbane mendohet se është shkaku kryesor i kësaj situate.

plehra, ballsh,
(Foto: Rrugët e Ballshit)

Redaksia Online
(us/by/shqiptarja.com)