Ballsh, qendra shëndetësore jashtë
funksioni,pa rikonstruksion nga 2001

Ballsh, qendra shëndetësore jashtë<br />funksioni,pa rikonstruksion nga 2001
MALLAKASTER- Qendra shëndetësore në Mallakastër le për të dëshiruar. Godina është shkatërruar dhe thuajse ka dalë jashtë funksionit. Situata e kësaj godine ku duhet të marrin shërbim mjekësor rreth 50 mijë banorë të rrethit të Mallakastrës, ndodhet në gjendje të mjeruar.
 
Lagështira ka zaptuar të gjithë sipërfaqen e godinës si brenda, ashtu edhe jashtë saj.
 
Ndërkohë, suvaja është e dëmtuar thuajse tërësisht, dyert e dritaret nuk e luajnë më funksionin e tyre, për të mos komentuar cilësinë dhe shërbimin që ofrohet në këtë qendër shëndetësore.
 
Drejtori Rajonal i Shëndetit në këtë rreth, Kastriot Ahmetaj thotë se kjo situatë ka ardhur për shkak të neglizhencës së organeve shtetërore, pasi që në vitin 2001 godina nuk është restauruar.
 
Ndërkaq, ai ngre edhe problemin e mungesës së mjekëve specialistë.
 
Drejtori Ahmetaj bën apel për ndërhyrje, pasi qytetarët detyrohen të udhëtojnë në rrethe të tjera për të marrë një shërbim të thjeshtë mjekësor, ç’ka u kushton atyre kosto më të lartë. 
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Pas shërimit nga Covid, Biden kthehet sot në Shtëpinë e Bardhë

Pas shërimit nga Covid, Biden kthehet sot në Shtëpinë e Bardhë