Ballsh, të djathtët nderojnë Feçor
Shehun,ish-ministrin e diktaturës

Ballsh, të djathtët nderojnë Feçor<br />Shehun,ish-ministrin e diktaturës
BALLSH - Feçor Shehut, ish-ministër i Brendshëm dhe kreu i Sigurimit të Shtetit në vitet 1970-1982, i është akorduar titulli vlerësues “Qyteter Nderi” i Ballshit nga Këshilli Bashkiak i këtij qyteti.

Propozimi është bërë nga veteranët e luftës dhe shoqata “Mallakastra”, ndërsa për çudinë e të gjithëve, propozimi është miratuar para tre ditesh vetëm nga antarët e djathtë të këtij Këshilli.

Ky rast i paprecedentë ka habitur opinonin publik në qytetin e vogël, që është edhe vendlindja e ish-drejtuesit komunist.

Propozimi i emrin të tij për tu shpallur “Qytetar Nderi”  ka ngjallur debate të ashpra në këshill, teksa përfaqësuesit e të majtës kanë braktisur mbledhjen sapo kanë parë emrin e Feçor Shehut në listë.  

Largimi i tetë këshilltarve të majtë nga mbledhja nuk ka ndikuar në vendimin e marrë nga tetë këshilltarët e djathtë, të cilët kishin edhe mbështjejen e kryetares së këshillit, Anila Goxhajt, e zgjedhur në atë post nën siglës e të majtës, por që prej pak kohësh ka kaluar në kampin e djathtë duke e bëre të marrë mazhorancën me 9 votë.

“Protagonist i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Mallakastër dhe si personalitet në formësimin e Shërbimit Informativ Shtetëror”, ishte motivacioni për akordimin e titullit “Qytetar Nderi” Feçor Shehut.

Feçor Shehu ka qenë Ministër i Brendshëm në kohën e diktaturës dhe u ekzekutua në vitin 1983 bashkë me disa anëtarë të tjerë të Byrosë Politike.


Dhanë votën pro për Feçor Shehur, PD përjashton dy Këshilltarët e saj në Bashkinë e Ballshit

Partia Demokratike përjashtoi dy Këshilltarët e saj në Bashkinë e Ballshit, pas votës pro që dhanë duke vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” Feçor Shehun.
 
Kreu i PD Ballsh Arjan Llanaj, tha se vendimi për t’i shkarkuar nga të gjitha funksionet dy anëtarët e djathtë në Këshill, u mor pasi nuk janë konsultuar me degën e Partisë Demokratike të Ballshit.

Topalli: Nëse është e vërtetë, është tronditëse
 
Pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Ballshit për t’i akorduar titullin “Qytetar nderi” Feçor Shehut, ish-ministër i Brendshëm dhe kreu i Sigurimit të Shtetit në vitet 1970-1982, ka reaguar deputetja e PD, Jozefina Topalli. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, deputetja shkruan se nëse është dhënë vërtet ky titull nga bashkia Ballsh, “është një e vërtetë tronditëse”.
 
“Nese vertet kane shpallur "Qytetar nderi" Fecor Shehun ne Mallakaster (sic thote media), kjo eshte tronditese. Kushdo qe ka votuar nderimin e egersise cnjerezore te diktatures, ka fyer tmerresisht viktimat e mizorive te ketij krimeneli.
Te bleret nga Edi Rama per te mbuluar shfaqjet e fotove te kryekriminelit Enver Hoxha ne cdo protokoll te Kryeministrit, nuk mund te perfaqesojne kurre Partine Demokratike.
Turp per to ! Turp per lojen e Edi Rames, qe perdor ato!
Nese kane teseren e PD ato duhen perjashtuar sot, menjehere!”, shkruan deputetja e PD-së, Jozefina Topalli.


 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën