Balluku i mbyll gojën PD-së: Naftëtarët përfitojnë 40 mijë lekë, nuk ka vend për abuzime politike (vendimi)

Balluku i mbyll gojën PD-së: Naftëtarët përfitojnë 40 mijë lekë, nuk ka vend për abuzime politike (vendimi)

Partia Demokratike ka akuzuar disa herë kryeministrin Rama në lidhje me pagat dhe lënien në rrugë të naftëtarëve të Ballshit, ndërsa qeveria ka zgjedhur të përgjigjet me fakte konkrete. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka publikuar vendimin e qeverisë të 23 prillit që i ka bërë naftëtarët e Ballshit pjesë të kategorisë përfituese të pagës prej 40 mijë lekë të reja dhe ajo është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare. Balluku shprehet se ky vendim flet qartë dhe nuk ka nevojë për dyshime dhe as për abuzime politike.

"Naftëtarët e Ballshit përfitojnë pagën e luftës prej 40 mijë lekësh. Vendimi i Qeverisë, i marrë në datë 23 prill 2020 dhe botuar tashmë në Fletoren Zyrtare, është më se i qartë dhe nuk ka asnjë vend për dyshime e as për abuzime politike", shprehet Balluku.

Më herët ish-deputeti demokrat Luan Baçi akuzon se qeveria po ngop me lugën bosh naftëtarët që vazhdojnë protestat për pagën e luftës dhe anulimin e ristrukturimit të Albpetrolit.

Ndërsa gjatë ditës së sotme është zhvilluar një takim të një përfaqësie të naftëtarëve me zëvendësministrin e Energjetikës, Ilir Bejtja. Pas takimit naftëtarët kanë marrë garanci që reforma do të rishikohet .

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja