Balluku inspekton punimet në Bypass-in e Fierit: Të përshpejtojmë ritmet, për hapjen e korsisë tjetër (VIDEO)

Në Bypass-in e Fierin po punohet me intensitet të lartë për të bërë të mundur hapjen për qarkullimin e automjeteve edhe të korsisë tjetër, ku krahas asfaltimit të rrugës po punohet njëkohësisht edhe për ndërtimin e mbikalimeve përgjatë këtij segmenti.

Për të inspektuar punimet ditën e sotme në këtë aks ka shkuar ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ku inspektorët deklaruan se punimet po vijojë sipas grafikut të parashikuar për të bërë të mundur hapjen edhe të kësaj korsie. Gjithashtu është duke u punuar edhe për ndërtimin e rrugëve dytësore si dhe ndërtimin e rrugës lidhëse të Apolonisë.

“Aktualisht jemi duke asfaltuar në korsinë e dytë, plotësisht brenda skedulit të punimeve. Ndërkohë kemi filluar dhe vendosjen e gominave në shtatë mbikalimet dhe brenda tetorit do t’i hedhim të gjithë trarët te mbikalimet. Jemi plotësisht në rregull me grafikët. Kuptohet, në nëntor ne kemi për të përfunduar këtë korsi, në nivelin që është. Është një premtim që ne e kemi dhënë para njerëzve këtë gjë dhe pa diskutim do ta bëjmë”, bëri të ditur inxhinieri i punimeve.

Ministrja Belinda Balluku kërkoi nga firma që po realizon punimet  që edhe për korsinë e djathtë të këtij segmenti të mbahet premtimi i dhënë duke bërë të mundur hapjen e saj në afatin e premtuar.

“Ne arritëm në këtë segment diçka shumë të rëndësishme, që ishte dorëzimi dhe hapja e karrexhatës së majtë për sezonin veror. Kjo është një gjë për të cilën unë ju kam përgëzuar, kryeministri gjithashtu dhe padyshim shpresojmë që ju ta mbani premtimin dhe në karrexhatën e djathtë. Çfarë duhet është që të përshpejtojmë ritmet. Këtu po punohet me ritme shumë të mira por për shkak se jemi në shtator dhe po vjen dimri pastaj gjërat nuk do jenë më në dorën tuaj apo tonën përsa i përket motit”, u shpreh Balluku.

Sa i takon problematikës së shpronësimeve, që preken nga kjo vepër por edhe në veprat e tjera që janë në proces, ministrja Balluku bëri të ditur se do të marrin zgjidhje me ngritjen e Agjencisë së Shpronësimeve për Interes Publik, për të cilën Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se është duke u punuar për të qenë gati brenda muajit tetor.

“Shpronësimet janë arsyeja kryesore pse disa nga projektet tona kanë mbetur për momentin dhe ne kemi vendosur t’i japim dhe një zgjidhje, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po punon për ngritjen e një strukture që do jetë Agjencia e Shpronësimeve për Interes Publik mendojmë që brenda muajit tetor do jemi gati për të ngritur këtë agjenci të re ku do jenë të përqendruara të gjitha instancat që merren me shpronësimet. Pra të gjithë specialistët dhe të gjitha njësit që janë të shpërndara sot nëpër ministri dhe shpresojmë që do t’i japim një shtysë përpara të gjithë kësaj procedure kaq problematike për projektet tona”, theksoi ministrja Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë falënderoi gjithashtu edhe Policinë e Shtetit si dhe atë Rrugore për menaxhimin që i bën qarkullimit në këtë segment gjatë sezonit veror.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Era: 29/09/2019 15:15

    Punoni me shpejt,,, dhe filloni autostraden vlore_-sarande se late nam....

    Përgjigju
  • Dnjddjj: 29/09/2019 14:28

    Tek titulli, ajo presja ç'do aty, apo aq dini?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!