Balluku në Korçë: Më shumë mundësi punësimi dhe investime të huaja (VIDEO)

KORÇË-Qarku i Korçës ishte ndalesa e radhës e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në kuadër të ditës së punës në qark. Ministrja Balluku inspektoi disa prej institucioneve të cilat ofrojnë shërbim për qytetarët ku u njoh me ecurinë e punës dhe problematikat që hasin ndërsa vizitoi edhe një biznes fason i cili ushtron aktivitetin e tij në qytetin e Korçës.

Balluku e vuri theksin tek angazhimi i Qeverisë Shqiptare por edhe institucioneve shtetërore për të ofruar kushte sa më të mira për të gjithë sipërmarrësit të cilët duan të investojnë apo të zgjerojnë biznesin e tyre. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë nënvizoi gjithashtu se është e rëndësishme që qytetarëve t’ju ofrohen mundësi punësimi.

“Për gjithë qeverinë, për gjithë strukturat shtetërore, është shumë e rëndësishme që bizneset apo investimet e huaja, si dhe ato shqiptare sigurisht, të gjejnë komoditetin e të punuarit në Shqipëri me transparencë të plotë duke përmbushur të gjitha kërkesat e legjislacionit shqiptar por sigurisht duke ju ofruar qytetarëve tanë mundësi punësimi, dhe kjo është shumë e rëndësishme”, u shpreh Balluku.

Ministrja shtoi më tej se krahas zhvillimit të turizmit, Korça ofron të gjitha mundësitë edhe për zhvillimin e industrisë, duke shmangur dëmtimin e mjedisit.

Gjatë vizitës në qarkun e Korçës, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë vizitoi edhe Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor ku u njoh me mbarëvajtjen e procesit të punës. Drejtuesit e kësaj drejtorie bën të ditur se nismat e ndërmarra së fundmi kanë lehtësuar procedurat duke u kursyer kohë qytetarëve.

Balluku u ndal edhe në Spitali Rajonal të Korçës ku bisedoi me mjekë dhe infermierë të këtij spitali sa i takon problematikave dhe ecurisë së punës, si dhe u njoh me planin e masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë