Ministria e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku, ka qenë ditën e sotme pranë DRSHTRR-së së Fierit për të parë produktin final të drejtorisë e cila ka nisur të ri konstruktohet 2 vite më përpara.
Balluku i ka kthyer përgjigje akuzave se ndërtesat janë fasada duke thënë se “Mundohen të na godasin duke na thënë që po bëjmë ndërtesa fasada, ndërtesat dhe fasadat nuk janë as luks dhe as ekzagjerim. Fakti që përpara është operuar me çadra dhe kioska nuk na bënë ne fajtor që sot po përmbushim kushtet për të operuar si një shtet evropian dhe pse jo me fasada te bukura kur është mundësia”, tha ajo.
“E kemi nisur përpara dy vitesh, për ti ndryshuar mentalitetin punonjësve pasi është shume e rëndësishme pjesa e faktorit human ne mund të bëjmë ndërtesa të bukura dhe fasada moderne por nëse burimet njerëzore të cilat punojnë çdo ditë nuk janë në nivelin e duhur dhe nuk e ofrojnë shërbimin me përgjegjësi apo me përulësi, pjesa tjetër nuk do të shërbente për asgjë”, ka thënë ministria.
Ajo shtoi se drejtoria sot është një model për çdo drejtori tjetër si dhe ent shtetëror për sa i përket kohës së shkurtër që i përgjigjen qytetarëve punonjësit ashtu edhe cilësisë së shërbimit.
“Ju jeni një ndërmarrje me vetëfinancim, një ndërmarrje që punoni fort për qytetarët” ka thënë ajo.
Balluku në fund është shprehur se ende ka shumë punë për të bërë dhe se misioni ende nuk ka përfunduar, ndaj qeverisë Rama i duhet edhe një mandat i tretë.