Balluku pret në takim homologun kroat: Bashkëpunim për projektet madhore infrastrukturore, diskutohet Korridori Blu dhe hekurudhat

TIRANË-Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka pritur sot në një takim në Tiranë ministrin e Çështjeve Detare, Transportit dhe Infrastrukturës së Kroacisë, Oleg Butkoviç. Një vëmendje të gjatë bisedës së dy ministrave i është kushtuar projektit të Korridorit Blu, për të cilin Shqipëria ka nisur punën për ta bërë realitet këtë vepër të rëndësishme infrastrukturore.

Ministrja Balluku tha se është diskutuar në veccanti edhe për zhvillimin e hekurudhave në vendin tonë.

"Kemi shumë ngjashmëri me Kroacinë pasiu të gjitha hapat që ne kemi hedhur sot, duke filluar nga baza ligjore për transportin hekurudhor deri te aplikimi me projekte për fondet për hekuradhat, gjë që Kroacia e ka bërë me shumë sukses.  Unë kam kërkuar mbështetje nga ana e qeverisë kroate për shkëmbim eksperiencash,  duke qenë se sektori hekurudhor është një ndër prioritetet e qeverisë Rama për mandatin e tretë", tha Balluku.

Ndërkohë që homologu i saj kroat, Oleg Butkoviç garantoi në mbështetjen e qeverisë së Kroacisë për të gjitha projektet ambicioze në infrastrukturë.

"Kemi prekur shumë tema të rëndësishme. Republika e Kroacisë është shumë e interesuar në të gjitha këto pika që ne biseduam, sicc është korridori blu. Kemi interes që Zagrebi të lidhet me Tiranën për linjën ajrore dhe për këtë kemi bërë biseda serioze. Sa i përket pjesës bregdetare që do të lidhë Zarën-Dubrovnikun me Durrësin. Këto janë lajme shumë të mira dhe unë do të ccdo gjë që të realizohen", tha ai.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës