Zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se balona spiune kineze e gjetur së fundmi është pjesë e një programi të gjerë mbikëqyrjeje të drejtuar nga ushtria kineze.
Programi i mbikëqyrjes, i cili përfshin një numër balonash të ngjashëm, është pjesërisht i nisur nga provinca e vogël kineze e Hainan, thonë zyrtarët për CNN. Shtetet e Bashkuara nuk e dinë madhësinë e saktë të flotës së balonave kineze të vëzhgimit, por sipas burimeve të CNN, programi ka kryer të paktën dhjetëra misione në pesë kontinente gjatë viteve të fundit.
Rreth gjysma e këtyre fluturimeve kanë qenë brenda hapësirës ajrore të SHBA-ve edhe pse jo domosdoshmërisht mbi territorin amerikan. Dhe jo të gjitha balonat e shikuara anembanë globit kanë qenë saktësisht i njëjti model si ai që u rrëzua në brigjet e Karolinës së Jugut të shtunën. Zyrtarët e inteligjencës thonë se ka shumë ndryshime mes tyre.
Lidhja me programin më të gjerë të mbikqyrjes, i cili u zbulua përpara se balona e fundit të dallohej javën e kaluar, u raportua për herë të parë nga Washington Post.