Baloteli nuk luan ndaj Shqipërisë
sfida në pikëpyetje nga moti i keq

Baloteli nuk luan ndaj Shqipërisë<br />sfida në pikëpyetje nga moti i keq
Mario Balotelli me shumë mundësi nuk do të jetë për ndeshjen miqësore mes Italisë dhe Shqipërisë, për shkak të gjendjes jo të mirë fizike.

Mediat italiane njoftojnë se sulmuesi nuk do të ketë mundësinë që të rikthehet të luajë për ndeshjen e radhës me Kroacinë të dielën në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016, madje do mungojë edhe në ndeshjen miqësore me Shqipërinë më 18 nëntor. Balotelli u largua nga qendra stërvitore e kombëtares së të kaltërve për shkak të një tendosjeje në muskujt e kofshës.

Megjithatë edhe zhvillimi i ndeshjes përballë Italisë që Shqipëria ka planifikuar më datë 18 Nëntor në Genova është në dyshim për shkak të motit mjaft të keq që ka përfshirë zonën duke shkaktuar shumë përmbytje. Madje janë pezulluar edhe shumë fluturime nga Genova dhe në drejtim të saj, pasi moti është i përkeqësuar.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë