Mario Baloteli, është një prej personazheve kryesore për mediat britanike, për atë që bën jashtë fushe. Pasi u mësua se ai kishte shkuar me prostitutën që kishte pasur marrëdhënie me Uejn Runin, duket se i ka bërë një tjetër “gol” këtij të fundit.Sipas Daily Mail, Baloteli ka shkuar edhe me kushërirën e Runit, modelen Holly Henderson. Ky fakt është pohuar nga kjo e fundit, që ka thënë se është takuar disa herë me Balotelin. Baloteli duket se e ka fituar këtë betejë, duke qenë se dhe prostitute që shoqërohej me Runin tha që Mario ishte më i mirë në shtrat, ndërkohë që Runi për momentin gëzohet vetëm me faktin se Junaited ndodhet para Sitit në kampionatin anglez.
SU/ Shqiptarja.com