Lojtari i famshëm Mario Balotelli i njohur për marëdhëniet e tij me shumë femra ka vendosur që të “mbledhë” mendjen.

Futbollisti i ka propozuar për martesë të dashurës së tij belge Fanny Neguesha.

Sipas “The Sun” Balotelli i ka propozuar të dashutrës së tij me një unazë me vlerë 100 mijë sterlina.

mario balotelli

Çifti është bashkë prej gjashtë muajsh dhe si duket kanë vendosur që gjërat mes tyre të bëhen akoma më serioze.

Ka qenë vetë Funny, e cila ka postuar një foto të unazës në rrjetin social Twitter duke shkruar:-“Është zyrtare”.

mario balotelli

Një burim ka thënë për median e huaj se ata do të shkojnë për pushime por nuk do të lënë prapa dore planet për ditën e madhe të martesës.

(b.t/shqiptarja.com)