Balotelli sërish 'pre' e racizmit në Itali, godet topin drejt tifozëve të Veronës (VIDEO)

Balotelli sërish 'pre' e racizmit në Itali, godet topin drejt tifozëve të Veronës (VIDEO)

Mario Balotelli

ITALI- Mario Balotelli është bërë përsëri subjekt i racizmit dhe kësaj radhe në Verona, aty ku luhej ndeshja Hellas- Brescia. Në minutën e 55' kore raciste po dëgjoheshin në stadiumin Marc'Antonio Bentegodi dhe kur topin e mori pikërisht Balotelli, pikërsisht ganezi i birësuar nga një familja italiane që i vogël, ndërpreu lojën duke marrë topin në dorë dhe e goditi drejt tifozëve të Veronas. 

Menjëherë arbitri i ndeshjes, Maurizio Mariani ndërpreu ndeshjen në kuadër të protokollit antiracizëm, kurse Balotellin e qetësuan bashkëlojtarët e tij të Brescias pasi po mendonte të linte fushën. Më pas ai shënoi një supergol në minutën e 85' por nuk mjaftoi që të evitonte humbjen 2-1 të skuadrës së tij ndaj Hellas Verona.

Rikthimi në Itali duket se nuk ka ndikuar për mirë tek Balotelli. Më parë ai ka hasur probleme me racizmin që kur ishte fëmijë në Palermo dhe më pas edhekur luante tek Interi apo tek Milani. Në Angli dhe Francë ai nuk pati më probleme, por duket se edhe pse ai prej vitesh ka pasaportë italiane dhe madje luan edhe për kombëtaren e Italisë disa tifozeri janë të pamëshirmshme me të. 

Pak kohë më parë tifozët e Veronas pritën me kore raciste edhe lojtarin me ngjyrë të Milanit, Kessie. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur