Bami pranon akuzat: Unë mora
 porosinë për vrasjen e Doshit 

Bami pranon akuzat: Unë mora<br /> porosinë për vrasjen e Doshit 
TIRANE - Durim Bami i shoqëruari në polici ditën e sotme si personi i dyshuar që kishte marrë porosinë për të kryer atentatin ndaj deputetit Tom Doshi, ai e ka pranuar këtë Akuzë. Lajmi konfirmohet për A1 Report nga burime brenda Policisë së Shtetit.

Gjatë marrjes në pyetje bëhet e ditur se Durim Bami ka pranuar se është e vërtetë që ai ka marrë porosi për të eleminuar fizikisht deputetin Tom Doshi. 

Policia tregohet e rezervuar për të dhënë detaje të tjera rreth dëshmisë së Durim Bamit përballë hetuesve. 

A1 Report mëson se i Durim Bami ka tentuar të arratiset nga vendi pak pas mesnatës së kaluar rreth orës 00:30 dhe është ndaluar në automjetin e tij në pikën kufitare të Hanit të Hotit per të shkuar në Malin e Zi.

Burime nga prokuroria thanë për A1 Report se pas ndalimit, rreth orës 03:00 të mëngjesit ai është shoqëruar nga Shkodra për në drejtorinë e Policisë në Tiranë, ku po merret në pyetje nga Prokurorët e Krimeve të Rënda.

Shoqërohet në polici Durim Bami
Një ditë pas deklaratave të deputetit të shkarkuar nga PS, Tom Doshi se një person është paguar për të realizuar vrasjen e tij, Policia ka shoqëruar një person të dyshuar. Bëhet fjalë për Durim Bamin nga fshati Nikël i Krujës dhe me banim në Fushë-Krujë, i cili sipas pretendimit të Tom Doshit, është personi që ka marrë paratë nga kryeparlametnari Ilir Meta për ekzekutimin e tij.

Biznesmeni 46-vjeçar nga Fushë-Kruja vetëm një javë më parë u bë pre e një atentati me minë të telekomanduar, e cila fatmirësisht nuk shpërtheu pasi u çaktivizua nga policia.

Më 22 Shkurt Durim Bamit iu bë atentat

A1 Report mëson se i shoqëruari ka tentuar të arratiset nga vendi pak pas mesnatës rreth orës 12:30 dhe është ndaluar në automjetin e tij në pikën kufitare të Hanit të Hotit per të shkuar në Malin e Zi. Burime nga prokuroria thanë për A1 Report se pas ndalimit, rreth orës 3 të mëngjesit ai është shoqëruar nga Shkodra për në drejtorinë e Policisë në Tiranë. 

durim bani me logo
(Në foto: Durim Bami)

Bami do të merret në pyetje në lidhje me akuzat që deputeti Doshi artikuloi publikisht vetëm pak momente pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Doshi pretendon se 5 muaj më parë personi që ka marrë një pjesë të parave për të kryer vrasjen e tij, ka rrëfyer porositësin. Sipas deputetit të përjashtuar nga PS, në dijeni për këtë fakt ka qenë edhe vetë kryeparlamentari Meta, ashtu sikurse ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kryeprokurori Llalla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi.  Doshi pretendon se ka një video ku shfaqet rrëfimi i personit të paguar për ta vrarë atë dhe deputetin e Partisë Demokratike Mëhill Fufi.

Sot Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet pas deklaratave publike gjatë të hënës që bëri deputeti Tom Doshi.

Durim Bami ndodhet aktualisht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, dëshmia e të cilit pritet të ketë një rol kyç në zbardhjen e të gjithë akuzave.

 
Ora 13:50 Bami njihet si person që ka më shumë lokale bastesh në Fushë-Krujë

Ora 13:40 Burime për A1Report: Bami tentoi të arratisej

Redaksia Online
(Gre.M/A.H/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë