“Kemi qenë më shumë vrojtues të kësaj politike, ose këtij shoë politik, sepse ka kohë që politikë nuk bëhet ne Shqipëri. Absolutisht. Kemi shoë politik, sofistikim të politikës nga aktorë të politikës. Dikujt i vjen kjo mënyrë sjellje nga retrospektiva e sjelljes së tij politike, dikujt sepse kështu duhet ta luajë lojën politike, dikush nga halli për të ruajtur stabilitetin politik. Kaos politik. Shqipëria po kalon një situatë të një kaosi politik. Dikush thotë politika po ecën normalisht, dikush thotë se ka qenë si në të gjitha vitet e tranzicionit”, tha Topi. Ai foli edhe për rrugëtimin e FRDsë.
“Në 2013 hymë të vetëm në zgjedhje, ishin zgjedhje politike. Arsyeja themelore sepse FRD kishte nevojë të krijonte identitetin e vet politik për t’u perceptuar si të tillë nga njerëzit. Në 2015 ne dhamë arsye të forta pse u futëm në koalicion. Nuk ka ndryshuar asgjë, jemi siç ishim. Votat në Shqipëri vidhen e tjetërsohen. Votat e FRDsë shkuan në drejtim tjetër. Shqipëria ka nevojë të hedhë vështrimin shumë vite më para”, deklaroi Topi. Flasin për dekriminalizimintha kreu i FRD por kush i bën listat e deputetëve në Shqipëri, kryetarët vijoi ai. “Ky vit ka qenë vit i kaosit politik. Kemi parë dyfytyrësi të politikanëve, edhe e duan edhe se duan reformën në drejtësi. FRD ka qenë e qartë për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi. Kemi inkurajuar bërjen e një reformë rrënjësore në drejtësi. Reformë që kap linjën politike dhe juridike. Pa një reformë rrënjësore do ishte shumë e vështirë që gjërat të shkojnë mbarë në Shqipëri. Por këtë e kanë në dorë politikanët”, tha Topi