TIRANË - Bamir Topi ka firmosur sot në Tiranë një “kontratë të gjelbër” me Zyrën Qytetare për Mjedisin, e përfaqësuar nga ambientalisti i njohur, Sazan Guri.  Në fjalën e tij përpara mediave, kreu i FRD u shpreh: “Çështja e gjelbër zë 85% të diskutimeve në Parlament, por asgjë konkrete nuk bëhet në terren.
 
Sot shohim  pyje, që janë duke u sakatuar dhe nuk bëhet asgjë për ringjalljen e tyre. Pa folur për burimet ujore, të cilat nuk shfrytëzohen ashtu siç duhet”.Kryetari i FRD-së  bëri thirrje për më shumë kujdes nga politika për  mjedisin duke marrë masa parandaluese për të shmangur  shkatërrimin”.
 
Topi vlerësoi studimin e ambjentalistit Guri ku trajtohen  40 çështje  mjedisore të lidhura edhe me mbrojtjen e përmirësimin e jetës së qytetarëve, ndërkohë  theksoi se FRD do ta ketë çështje parësore mjedisin dhe Shqipërië pastër, respektimin e çështjes së mjedisit si një nga më themeloret në përmirësimin e jetës sonë”, përfundoi Topi. Ndërsa Sazan Guri tha se këtë studim e kanë marrë edhe parti të tjera, të cilat nuk e kanë dëgjuar dhe vlerësuar. Ai falenderoi FRD-në për mbështetjen që po i jep kësaj nisme.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)