TIRANE- Bamir Topi kishte ndërtuar një raport konstruktiv në marrëdhënien brenda partisë me liderin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Por kur Bamir Topi u zgjodh president në vitin 2007, pakkush besoi se kjo marrëdhënie do të zgjaste, por as që do të krisej vetëm një vit më vonë.

Megjithëse shkarkoi Theodhori Sollakun, një vendim që paraardhësi i tij, Moisiu s’e kishte bërë, Topi do të përplasjes vetëm një vit nga marrja e detyrës me Sali Berishën. Përplasja e parë ishte ndryshimi i Kushtëtutës sipas propozimeve të Edi Ramës, për të pasura më vonë me hetimet për Gërdecin dhe carja përfundimtare, 21 janari 2011.

Gjithë këto përplasje kishin bërë të qartë se Topi nuk do të kandidohej më nga ish-partia e tij për të qenë në krye të presidencës, ndërsa vetë presidenti i asaj kohe në muajt e fundit të mandatit të tij bëri të qartë se karriera e tij në politikë nuk do të mbyllej me kaq. Ai iu bashkua Frymës së Re Demokratike, parti e themeluar në prill të 2012-ës nga të larguar të PD-së. Në shtator të 2012, Topi bëhet kryetar i saj.

Në përfundim të datës së regjistrimit të koalicioneve, si PD dhe PS nxituan të mbledhin sa më shumë aleatë mes tyre. Në një deklaratë publike, Ridvan Bode, i ngarkuar nga kryeministri Berisha për ndërtimin e aleancës së djathtë, dërgoi një ftesë publike edhe për FRD-në.

Pas kësaj ftese ka patur 24 orë heshtje nga FRD, ndërsa një ditë më vonë është zhvilluar një takim mes Topit dhe ambasadorit Arvizu. Në takim sigurisht është folur dhe për politikë dhe fill pas këtij takimi, publikohet vendimi i FRD-së për të hyrë e vetme në garën elektorale të 23 qershorit.

Por pse hezitoi FRD për të pranuar apo refuzuar ftesëne  PD dhe a pati ndikim takimi me Arvizun? Topi tha: “FRD nuk është krijuar nga unë, FRD është krijuar më datë 30 prill të 2012, madje në një periudhë më shumë se 1-vjecare jam akuzuar se kam kthyer presidencën në një institucion partiak dhe është aluduar për Aleancën Kuqezi. Unë kam deklaruar se i qendroj konsekuent detyrës time si president dhe përsa kohë do të jem president nuk do të diskutoj në zyrën e kryetarit të shtetit të ardhmen time politike. Këtë nuk e thashë për t’i mbushur mendjen Sali Berishës, por një raport që e kam me veten time për një instuticion që unë po luftoj edhe sot për t’i kthyer në standarde, si këtë institucion ashtu edhe të tjerat të shtetit. Pushteti ka një detyrë të ndihmojë këto institucione. Që nga momenti i deklarimit si pjesë e FRD-së kemi qenë koherentë, nuk kemi pritur ftesë. Ne vlerësojmë cdo lloj ftese, por ne kemi qenë koherentë dhe në të njëjtën linjë, që do të dilnim të vetëm në zgjedhje”

Marre nga Top Channel
(sg/shqiptarja.com)