Fryma e Re Demokratike është transferuar në godinën ku prej 20 vitesh ka qenë Partia Demokratike. Bëhet fjalë për ndërtesën në anë të pedonales "Murat Toptani", ngjitur me selinë e Parlamentit.
Bamir Topi rikthehet në ndërtesën ku si nënkryetar i PD dhe kryetar i grupit parlamentar, pati zyrën e tij deri në qershor të 2007-ës, kur u zgjodh President i Republikës.
Ndryshimi është se zyra e Topit nuk do të jetë në katin e dytë si dikur, por një kat më lart ku do të ketë zyrat e gjithë FRD-ja.
Ndërtesa është në pronësi të Bashkis së Tiranës e cila shfrytëzohej nga disa drejtori vendore të saj.

(Zyrat e reja të FRD ku më parë ishte Partia Demokratike)
Por sipas ligjit në fuqi për partitë politike, Bashkia e Tiranës ka qenë e detyruar t'i vëndosë në dispozicion FRD-së ambientet për të ushtruar aktivitetin politik.
Sipas ligjit, përfitojnë partitë politike që kanë arritur të marrin të paktën 1 përqind të votave në zgjedhje.
“Tentativa për të bërë lidhje me historikun e vendeve është pak e çuditshme sepse nëse do të bënim këtë paralelizëm do të thonim që Partia Demokratike tani qëndron tek ndërtesa e SHQUP- it dhe duhet të përmendnim faktin që ka qenë ndërtesa e SHQUP-it. Kam përshtypjen që ndërtesat janë ndërtesa dhe janë për funksione publike”, thanë burime pranë Bashkisë së Tiranës.
Burime për Shqiptarja.com thanë se zyrat e Frymës së Re Demokratike janë larguar prej një jave nga ndërtesa pranë selisë së ish të Përndjekurve Politik dhe janë transferuar në ambientet e ish selisë së Partisë Demokratike.

(Zyrat e mëparshme të FRD pranë selisë së ish të Përndjekurve Politik)
Partia Demokratike u largua nga kjo ndërtesë pak ditë para dorëzimit të pushtetit në 2013-ën, duke u zhvendosur në ambientet e ish Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë (SHQUP).
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com