Bamir Topi në Katar:
Shtoni investimet në Shqipëri

Bamir Topi në Katar:<br />Shtoni investimet në Shqipëri
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë vizitës e tij në Katar ka kërkuar shtimin e investimeve në Shqipëri.

Zyra e Presidencës bën me dije se presidenti Topi shprehu “interesimin e shtetit shqiptar për rritjen e fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, kryesisht për shtimin e investimeve ,zgjerimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve dhe projekteve konkrete në fushën ekonomike, energjetike, infrastrukturore, në bujqësi, agro-industri, sektorin minerar dhe atë të gazit, por dhe në atë të turizmit”

Nga ana e tij Shteti i Katarit, garantoi mbështetje e bashkëpunim të mëtejshëm e të frytshëm në strategjitë për zhvillim të konsoliduar, në kuadër edhe të organizmave ndërkombëtare si OKB-ja dhe Konferenca e Vendeve Islamike. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh