Fituesi i festivalit të Sanremos këngëtari, Ermal Meta, pak ditë më parë ka vizituar pacientët e departamentit të onkologjisë spitalore “John XXIII”. Këngëtari ka improvizuar disa këngë për fëmijët e sëmurë në këtë spital, por ndërkohë nga ana tjetër, përmes një postimi në Instagram, ai ka shkruar:
Ishte një përvojë e bukur dhe plot jetë.
Ermal Meta
Me anë të këtij postimi, këngëtari është përpjekur të përhapë sa më shumë iniciativën në mbështetje dhe përkrahje të pacientëve të sëmurë me kancer, duke iu dhënë sadopak shpresë për jetën.
Dje kam kaluar një pasdite të bukur në shoqërinë e luftëtarëve të vegjël. Forcë dhe bukuri.
Ermal Meta
Por theksojmë se kjo nuk është hera e parë që Ermal Meta, i kushton kohën e tij njerëzve, të cilët kanë më shumë nevojë, njerëzve që përballen çdo ditë me sfidën e jetës, duke luftuar edhe në sekondat e fundit të jetës së tyre, me shpresën se do të shfaqet një dritë jeshile në horizont. Përpjekja e tij filantropike është padyshim vetëm një nga cilësitë më të vlerësuara nga fansat e tij dhe njerzit që e rrethojnë.