Ban Ki-moon: Katalonja nuk figuron ndër rajonet me të drejtën për vetëvendosje

/ATSH-AFP/ - Katalonja nuk është e klasifikuar nga OKB-ja ndër territoret jovetëqeverisëse që mund të kërkojnë të drejtën e vetëqeverisjes, deklaroi sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon në një intervistë të publikuar sot nga katër gazeta spanjolle.
"Një aspekt pozitiv i Spanjës është respektimi i diversitetit kulturor, gjuhësor dhe i traditës", pohoi Ban sipas përkthimit të publikuar nga gazeta "El Pais".
I pyetur mbi mundësinë për rajonin katalanas me 7,5 milionë banorë për të kërkuar të drejtën e vetëqeverisjes, Ban Ki-moon u përgjigj se "Spanja është një vend i pavarur dhe sovran, e cila përfshin rajonin katalanas dhe kjo është forma e pranuar nga Kombet e Bashkuara dhe vepron brenda komunitetit ndërkombëtar".

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave