SHBA- Reperi Psy Koreano-Jugor u takua me Shefin e OKB-së Ban Ki-moon gjatë vizitës së tij në SHBA, ku folën rreth mënyrës sesi mund të punojnë sëbashku për çëshjet globale.
Takimi midis shefit të OKB-së dhe autori i të famshmes "Gangnam Style" u shoqërua me humor dhe batuta, ku nuk mungoi pa u evidentuar turma e madhe e njerëzve të grubulluar nga reperi korean.
Në batutat e shkëmbyera përpara gazetarëve shefi i OKB-së, i ftuar për të bërë lëvizjet e kërcimit të famshëm të “Gangnam Style”, tha se ishte tepër nervoz dhe se nuk mund ta bënte dot aq mirë sa ai kërcimin, ndonëse provoi të bënte disa lëvizje.

Nga ana e tij reperi u shpreh tepër i kënaqur për takimin me zotin Ban Ki-moon, duke thënë se ky ishte një moment shumë i rëndësishëm në jetën e tij, pasi Ban Ki-moon është krenaria e të gjithë koreanëve.
Kënga e Psy “Gangnam Style” është kthyer në superhitin e momentit, me më shumë se 560 milion shikime në youtube që nga koha që doli në treg.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com