/ATSH-AFP/ - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon i kërkoi sot kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu të konfirmonte angazhimin e tij në mbështetje të një shteti palestinez, theksoi OKB.
"Ban ia paraqiti këtë kërkesë në një bisedë telefonike me Netanyahun për ta përshëndetur për fitoren e tij në zgjedhjet legjislative", vijon komunikata.
"Sekretari i përgjithshëm i rikonfirmoi Netanjahut se zgjidhja me dy shtete ishte e vetmja mënyrë për të progresuar dhe i kërkoi kryeministrit izraelit të përsëriste angazhimin e Izraelit në mbështetje të këtij objektivi", shton komunikata e OKB-së.
Sipas komunikatës së OKB-së, Ban i kërkoi gjithashtu Netanyahut të rifillonte dhënien e taksave të mbledhura për llogari të Autoritetit palestinez dhe që Izraeli i kishte ndërprerë si kundërpërgjigje për anëtarësimin e palestinezëve në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
/Shqiptarja.com