“Të ndalet dhuna në emër të njerëzimit”, tha Ban Ki Moon përpara gazetarëve në selinë e OKB në New York, pas kthimit të tij në rajon. Gjatë fjalës së tij, Ban Ki Moon kritikoi të dyja palët për sulmet ndaj civilëve. Ai tha se "Hamas kishte sulmuar me raketa në zonat civile të Izraelit, ndërsa forcat izraelite kishin përdorur armë dhe eksplozivë për të vrarë njerëz në Rripin e Gazës."
Ban Ki Moon tha se të dyja palët në këtë rast janë sjellë në mënyrë të papërgjegjshme duke lejuar që dhuna të vazhdojë pavarësisht përpjekjes së ndërkombëtarëve.
“Kjo është një çështje e vullnetit të tyre politik. Ata duhet të tregojnë humanitetin e tyre si udhëheqës”. u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i OKB
Sekretari i OKB përsëriti thirrjen e sotme të OKB-së për një armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar humanitar në Gaza. Por, nuk zgjati shumë nga fjalimi i Ban Ki Moon kur u raportua një tjetër sulm ajror izraelit në spitalin kryesor të Gazës.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)