Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, i kërkoi Këshillit të Sigurimit të ndërmarrë

veprime të menjëhershme për t’i dhënë fund dhunës në Siri. Kërkesa e shefit të Organizatës së Kombeve të

Bashkuara vjen pas 200 personave të vrarëve në Siri nga forcat qeveritare në dy ditët e fundit. Sipas

Ban Ki Moon në Siri duhet të ndërhyhet sa më shpejt për ti dhënë fund luftës civile. Kofi Anan i

kërkoi këshillit që të insistoj në zbatimin e rezolutave të tij. Ndërkohë që të dërguarit e OKB-së në Siri

vazhdojnë raportimet tragjike çdo ditë nga Siria. Sakaq presidenti Bashar al Assad nuk pranon të

dorëhiqet edhe pas deklaratave të liderëve perëndimorë.